Futboll Seria A Sport

4 GOLA NË 9 NDESHJE/ Giroud ka prishur “magjinë” e numrit 9, Milani kryeson falë tij

Ndërkohë që pritet të dihet rezultati i Napolit, që do të luajë sonte ndaj Bologna, Milani po shijon lidershipin e tij në renditjen e Serie A. Ky pozicion kryesues është produkt edhe i Olivier Giroud, me golin shumë të rëndë të tij ndaj Torinos të martën. Përveç tri pikëve, francezi iu dha kuqezinjve atë lloj bindjeje se ka marrë fund mallkimi i fanellës me numrin 9 te Milani.

Pas Pippo Inzaghit, gjithë të tjerët që e kanë veshur atë fanellë pothuajse kanë përjetuar një magji. “Viktima” e fundit ishte Mario Mandzukic. Ardhja e Giroud në verë solli ndërmend dështimet e shumë “9” para tij. Sidoqoftë, ish-sulmuesi i Chelsea, në vetëm nëntë ndeshje, tashmë i ka bindur të gjithë.

Sulmuesi francez aktualisht ka 4 gola në 9 ndeshje, të gjithë të shënuar para publikut në “San Siro”. Tani, Milani i “kërkon” Giroud të zhbllokohet edhe në transfertë e veçanërisht në Champions League, ku skuadra e Piolit ka përpara një sipërmarrje shumë të vështirë, por sigurisht jo të pamundur, kualifikimin në grup pas zero pikëve në tri ndeshjet e para.

Related posts

NBA/ Nuk pranon të vaksinohet, skuadra merr vendimin ekstrem për basketbollistin Irving

Delo.autor

RIKTHIMI TEK ZONJA E VJETËR/ Raiola do të bisedojë me Juventusin për Pogban

Isa.Autor

FSHF “shpërfill” ekipet fituese në futbollin shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment