Futboll Sport

BOTËRORI ÇDO DY VITE? “Conmebol” bashkë me Brazilin dhe Argjentinën i përgjigjen prerë FIFA-s…

“Conmebol”, ashtu si UEFA, i thotë “jo” Kupës së Botës çdo dy vite. Organizata e futbollit të Amerikës së Jugut tha se ishte kundër këtij projekti të FIFA-s dhe bëri të ditur se federatat anëtare të saj, përfshirë ato të Brazilit dhe Argjentinës, nuk do të marrin pjesë në kampionatin botëror, nëse reforma kalon.

Vendimi erdhi në përfundim të mbledhjes së mbajtur në Paraguaj. Në njoftimin për shtyp saktësohet: “Nuk ka asnjë arsye, përfitim apo justifikim që ky modifikim i kryer nga FIFA të miratohet. Për këtë arsye, federatat tona anëtare nuk do të marrin pjesë në kompeticion, nëse luhet çdo dy vite”.

Sipas “Conmebol”, projekti i FIFA-s iu kthen shpinën pothuajse 100 viteve traditë, si dhe injoron historinë e një prej ngjarjeve sportive më të rëndësishme në planet. “Kupa e Botës, aktualisht në fuqi, me afatet dhe sistemet e kualifikimit, – njoftimi për shtyp, – është dëshmuar të jetë model suksesi, bazuar në përsosmërinë sportive dhe që shpërblen përpjekjet, talentin e planifikimin”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Masat e reja të qeverisë, futbollistët e Napolit në radhë për në supermarket (FOTO)

Delo.autor

PARALAJMËRON KAPIONËT E ITALISË/ Luciano Moggi: Mos u gënjeni nga fitorja në Kiev, Pirlo…

Delo.autor

LIVERPOOL-CRYSTAL PALACE/ Pas një goditje nga këndi, ylli Mane ndëshkon për “Të Kuqtë” VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment