Futboll Seria A Sport

AKSIONARËT KUNDËRR/ Nedved: Nuk e marr rrogën se jam mik i… Anjelit

Pavel Nedved është rikonfirmuar ditën e djeshme si zëvendëspresident i Juventusit në mbledhjen e aksionarëve bardhezi. Gjithsesi, takimi i djeshëm dhe ribesimi vlejti si një përgjigje e fortë ndaj disa zërave të aksionarëve të minorancës në klub, të cilët kishin dalë hapur dhe kishin kundërshtuar punën e ish-mesfushorit të torinezëve.

Megjithatë, mbi këtë temë, por edhe mbi situatën aktuale të renditjes bardhezi apo edhe rinovimin e Paulo Dibalës, të cilën “Arusha Çeke” po e ndjek personalisht, Nedved foli hapur.

TITULLI – “Bashkohem me fjalët që shprehu trajneri ynë, Masimiliano Alegri, pas humbjes me Sasuolon. Është pa dyshim e kuptueshme se aktualisht nuk mund të flasim për objektiva, duke parë renditjen tonë.

Gjithsesi, për sa i përket titullit kampion, Alegri kishte të drejtë kur foli se kanë kaluar vetëm 10 javë dhe sigurisht që kohë për të rikuperuar ka. Gjithsesi, diçka e tillë bëhet duke qëndruar të bashkuar, të punojmë në heshtje dhe të mendojmë vetëm për ndeshjet e radhës, pasi pa dyshim që kampionati është i gjatë dhe titulli kampion nuk është ende i humbur. Ne besojmë te vlera e grupit tonë dhe duam të vazhdojmë të luftojmë, pasi askush te Juventusi nuk dorëzohet”.

DIBALA – Ndërkohë, lidhur me temën e rinovimit të Dibalës, Pavel Nedved garanton se gjithçka është drejt një fundi të lumtur: “Ju garantoj se jemi në një pikë shumë të rëndësishme të tratativës dhe jemi optimistë se gjithçka do të mbyllet shpejt. E rëndësishme, pikësëpari, është se Paulo ka rigjetur formën e tij më të mirë pas disa dëmtimeve radhazi dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të limojmë disa detaje të fundit”.

KRITIKA PËR PUNËN – Në fund, Nedved rriti disi tonalitetin e zërit, lidhur me faktin e disa daljeve.

Related posts

‘Ylli’ i PSG-së e konfirmon largimin: Ndeshja ime e fundit…

Q.Autor

PREZANTIMI I DY BLERJEVE TË FUNDIT/ Milan e mbyll MERKATON në hyrje

Sadik.Autor

Nis “operacioni fshesa” tek Roma/ Verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment