Futboll Seria A Sport

AKUZON RËNDË PROJEKTIN “SUPER LEAGUE”/ Boban: Miliarderë të papërgjegjshëm, nismë e turpshme

Zvonimir Boban, ish-futbollisti kroat i Milanit, midis ekipeve të tjerë, i cili aktualisht punon për UEFA-n, ka akuzuar rëndë projektin e Superligës Evropiane në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”:

“Superliga? Është një përpjekje e turpshme, e ndaluar më shumë nga tifozët sesa nga institucionet. Megjithatë, jam krenar për mënyrën se si ka reaguar presidenti Ceferin dhe UEFA. Ëhtë një operacion i thjeshtë tregtar me interesat e disave, të cilët harrojnë vlerat, historinë, traditën dhe identifikimin, vlerat që e karakterizojnë futbollin.

Të gjitha, sepse disa miliarderë të papërgjegjshëm nuk dinin të kujdeseshin për llogaritë e klubeve të tyre. Ata donin gjithçka për vete, duke shkelmuar vlerat e futbollit. Shkurt, donin ta amerikanizonin këtë sport. Shpresoj që këto ide të mos kthehen në të ardhmen, sepse do të ishte vdekje e vlerave sportive”.

Related posts

MERR FUND PRITJA/ Ja kur Messi pritet të zbulojë gjithçka për Barcelonën dhe për ekipin e ri…

Delo.autor

Manchester United i gatshëm të rikthejë mbrojtësin Jonny Evans

Q.Autor

TRIUMFI FALË DOPITËS SË RONALDOS/ Trajneri Sarri: CR7 fenomenal, ja çfarë na duhet për Champions

Delo.autor

Leave a Comment