Futboll Sport

ZBULON ËNDRRËN E MADHE/ Ylli Benzema: E kam fiksim, do të bëj gjithçka për ta fituar…

“Topi i Artë? Që nga fëmijëria kam ëndërruar ta fitoj, është ëndrra e të gjithë futbollistëve. Unë do të bëj gjithçka të mundshme, do të punoj shumë për ta fituar këtë trofe të madh. Shpresoj ta fitoj atë një ditë”. Këto janë fjalët e Karim Benzema në një intervistë për spanjollen AS. Sulmuesi francez i Real Madridit është përfshirë në listën prej 30 kandidatësh për çmimin prestigjioz.

“Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të argëtohen me futbollin tim, – shtoi Benzema, – për këtë jam i lumtur dhe shumë krenar. Sot sulmuesit janë efektivë edhe pas moshës 30 vjeç, ata ruajnë formën e shkëlqyer dhe ende mund të shënojnë shumë”.

Për finalen e Ligës së Kombeve në Milano, kundër Spanjës: “Spanjollët kanë një kombëtare shumë të re, por me shumë talent. Shpresoj se do të shohim një ndeshje të mirë që do t’i bëjë njerëzit të lumtur. Unë jam shumë i lumtur në sulm dhe më pëlqen të luaj me Mbappè e Griezmann”.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ GOLIN më fantastik në historinë e futbollit e shënon një AUSTRALIAN (VIDEO)

Isa.Autor

MUNGESA E KAPITENIT XHAKA PËR ZVICRËN/ Vëllai Taulanti: Mëkat që nuk është ndaj Spanjës

Delo.autor

VLLAZNIA-LAÇI/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment