Futboll

Viti 2018 për momentin mund të konsiderohet i Milanit në Seria A

Viti 2018 për momentin mund të konsiderohet i Milanit në Seria A, dhe po i ofron Rino Gattuso muaj plot me suksese, gëzime dhe arritje. Prej skuadre dhe arritje personale. Ashtu siç ishin gjërat deri në muajin Tetor, të riflitej për Champions League, nuk mund ta mendonte as tifozi më i çmendur, por tashmë, flitet për suksese të mëdha, përtej asaj se si mund të përfundojë sezoni.

Në dy ndeshjet e fundit, Milani ka arritur të marrë 6 pikë në mënyra të ndryshme nga ndeshjet e zhvilluara më parë, por edhe kjo është një shenjë interesante: kuqezinjtë kanë marrë pikë me ndeshje të “pista”, që në periudhat e tyre të mëparshme do të kishin përfunduar në librin e zi të pendimeve.

Megjithatë diçka është e sigurt, që bëhet fjalë për suksese të mëdha, si me Romën ose me kombinimet ashtu si me Genoan. Viti 2018 i ka dhënë kampionatit të Milanit një shkëlqim, që në Itali apo dhe në rrugën për zonën evropiane, vështirë se gjendet.

Baza e nisjes është edhe klasifikimi mes javës së 20 (5-6 janar) dhe javës së 29 (që është fundjava e lënë pas). Milani me 25 pikë, përveç Juventusit dhe Napolit, ka vetëm 3 skuadra të mëdha në renditje. Megjithatë bardhezinjtë dhe të kaltrit, kanë luajtur një ndeshje më shumë, kështu që kuqezinjtë mund të ngjiten edhe më shumë në renditje.

Po flasim për 25 pikë në 9 ndeshje, por nuk duhet të na shpëtojë fakti që Milani ka lënë pikë vetëm në një fushë, kur barazoi me Udinese. Nuk është vetëm një rrugë Championsi, por është një rrugë titulli. Kuqezinjtë për momentin bëjnë pjesë e një klubit shumë ekskluviz: me Juventusin, Barcelonën, Borussia Dortmund, Tottenham dhe Monaco, janë një nga 6 skuadrat e pamposhtura në vitin 2018.

Related posts

DISFATA NË MIQËSORE NDAJ TOTTENHAM/ Sarri i pakënaqur: Ata ishin më brilant, ndërsa ne…

Delo.autor

“BARI I THATË DHE SHUMË VAPË”/ Sulmuesi Griezmann analizon problemet pas barazimit me Hungarinë

Delo.autor

Liverpool gjunjëzon Manchester City dhe “prek” gjysmëfinalen

Sadik.Autor

Leave a Comment