Futboll Sport

ARBITRI U BË PRE E AKUZAVE/ Vendimi i UEFA-s tërbon Milanin, Çakir “gradohet” në vend që të dënohet

Arbitri turk Çynejt Çakir u bë pre e akuzave pas vendimeve skandaloze që ndërmori ndaj Milanit në sfidën me Atletiko Madridin në Ligën e Kampionëve.

U përfol shumë se do të kishte një dënim të ashpër ndaj gjyqtarit turk, por ajo që ka ndodhur ka tërbuar dhe më tej klubin kuqezi. UEFA ka vendosur të mbyllë sytë dhe të emërojë Çakir si gjyqtarin kryesorë në sfidën Gjermani-Rumani që do të luhet të premten për kualifikueset e Botërorit.

Një  vendim surprizues që ka marrë reagime të shumta, teksa UEFA jo vetëm që nuk e dënon, por “e gradon” duke e caktuar në një sfidë eliminatore.

Related posts

FOTO/ Zbulohet fanella e re e Barcelonës për sezonin tjetër

Q.Autor

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Kielini Rrahmanit te rasti i penalltisë

Delo.autor

PARA FINALES CHAMPIONS/ Cana përqafon dhe qesh me Pochettinon: Kur ishte 16 vjeç tek PSG-ja…

Delo.autor

Leave a Comment