Futboll Premier League Sport

MUND TË PENALIZOHET NGA KLUBI/ Sulmuesi i Premier League: Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem

Vaksinimi i lojtarëve është kthyer në një problem të madh për skuadrat pasi shumica e tyre ende nuk janë të bindur për efektin që mund të ketë vaksina në trupin e tyre.

Megjithëse kanë refuzuar për tu vaksinuar, asnjë prej futbollistëve nuk ka dalë ta pranojë publikisht, përveç sulmuesit të Irlandës, Kallum Robinson. 26-vjeçari është prekur ty herë në Covidi qe nga fillimi i pandemisë megjithatë nuk nguron të refuzojë të vaksionhet. I pyetur mbi këtë zgjedhje, Robinson u shpreh:

“Unë nuk jam vaksinuar. Kjo është zgjedhja ime në këtë moment. Është e bezdisshme që jam infektuar dy herë, por nuk jam vaksinuar. Më vonë mund të ndryshoj mendje dhe mund ta bëj, por tani nuk dua të vaksinohem”, u shpreh 26-vjeçari.

Kjo mund t’i kushtojë dhe probleme me karrierën pasi mund të humbasë ndeshjet me kombëtaret, por mund të penalizohet dhe nga klubi i tij Uest Brom ku aktivizohet momentalisht, pasi në Angli autoritetet i kanë vënë ultimatum skuadrave për vaksinimin e plotë të lojtarëve, përndryshe do të merren masa të ashpra.

Related posts

Rekord me 810 ndeshje, Wenger bëhet “legjendë” në Premier League

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Moldavia shokon Kosovën, mbrojtja e përgjumur i kushton “Dardanëve” (VIDEO)

Delo.autor

LA LIGAValverde: Duhet të mësojmë nga ajo ndeshje, e tregojnë dhe statistikat

Q.Autor

Leave a Comment