Futboll Seria A Sport

“ARDHJA E IBRAHIMOVIC KA NDIHMUAR MILAN”/ Pioli: Nuk duam të ndalemi, ja sekreti i këtij grupi

Ndaj Romës e pret një sfidë delikate, por të tilla do të jenë të gjitha ato të kësaj jave, ku Milani do të përballet me Porton në Champions dhe me Interin për derbin e kampionatit. Në kuadër të këtij turi force, ka folur Stefano Pioli që është rrëfyer në një intervistë për rrjetin “DAZN”.

Si nisi karriera juaj si trajner?

M’u ofrua një vend pune si menaxher skuadre, por nuk ishte ajo që doja pasi preferoja punën në fushë ku kam pasur përvoja negative e pozitive që më kanë formuar si njeri. Kam një staf timin që m’i lehtëson gjërat, sidomos në përgatitjen taktike të ndeshjeve. Pas stërvitjes zakonisht ulemi dhe analizojmë atë që kemi bërë e ato që duhen bërë.

A është e vështirë të menaxhosh një grup të tillë?

Në karrierë kam mësuar shumë. Kur isha te Salernitana, përpara një ndeshjeje shkova të inkurajoja një titullar. Ai më kërkoi të mos e përkëdhelja dhe se duhet të bëja zgjedhjet e mia pa e vrarë mendjen. Aty mora një mësim të cilin e kam përdorur. Shpjegime nuk shkoj të jap askund, por nuk refuzoj nëse dikush m’i kërkon.

Ndiheni komod apo në vështirësi?

Unë stërvit Milanin që është ndër klubet më prestigjioze në botë. E di që kam shumë sy mbi vete e njëkohësisht jam i vetëdijshëm që nuk jam rastësisht këtu.

Ndonjë këshillë për të përballuar presionin e vendit të punës?

Shëtis me qenin ose bëj ndonjë xhiro me biçikletë, mbyllej. I thashë stafit që duhet t’i linim të qetë lojtarët që kishin nevojë për t’u qetësuar në lidhje me situatën. Kur nisëm stërvitjet në grupe të vogla, mundohesha të flisja me të gjithë. Nuk bisedohej vetëm për futboll, por përfituam për të njohur më mirë njëri-tjetrin.

Një hap i madh në aspektin e komunikimit…

Për këtë më ka ndihmuar studimi që u kam bërë disa prej trajnerëve më të mëdhenj të historisë. Informohem dhe lexoj fjalimet e tyre, madje edhe ata të sporteve të tjera. Një trajner i zoti mbjell gjatë javës dhe korr ditën e ndeshjes.

Çfarë i thatë ekipit vitin e kaluar përpara sfidës vendimtare për futjen Champions ndaj Atalantës?

I përmenda secilit kontributin e dhënë për të arritur deri aty. Kesit i fola për kilometrat, Tomorit për centimetrat e kërcimit në golin kundër Juves. Secilit diçka të veçantë. Aty e kuptova se i kisha befasuar djemtë.

Cila ka qenë dita juaj më e bukur si trajner?

Kam pasur shumë të tilla, por do të veçoja përvojën te Salernitana. Ishte e para për mua si profesionist dhe arritëm shpëtimin e rënies nga kategoria. Një tjetër emocion i madh ishte fitorja e kampionatit me të rinjtë e Bolonjës ndaj Romës. Dy vite dhe një rrugëtim rritjeje i jashtëzakonshëm për të gjithë.

Po pas ndeshjeve çfarë i thoni grupit?

U bë kohë që nuk flas. Që kur ka ardhur Ibra, futem gjithmonë e më rrallë në dhomat e zhveshjes. Pas ndeshjeve mund të mos ketë përqendrim maksimal, ndaj preferoj të flas ditën tjetër.

Mund të na e përshkruani lojën e Milanit?

Në fazën mbrojtëse nuk veprojmë si reparte sepse duam të zbatojmë barazi numerike në zonat ku ndodhet topi. Kur jemi në ndërtim të lojës, është thelbësore që secili të mendojë për të mos qenë i mbuluar pa lënë hapësira të mëdha boshe. Sa më shumë lëvizim, aq më të vështirë ia bëjmë punën rivalit.

Cilët janë liderët e grupit?

Janë disa të tillë që flasin përpara ndeshjeve. I kujtoj me nostalgji momentet kur isha lojtar i Juves dhe Trapatoni ballafaqohej me ekipin.

Kë do të veçonit nga skuadra aktuale në këtë sezon?

Ibrën për mendësinë dhe forcën e jashtëzakonshme që ka. Ka një motivim të madh që ua transmeton edhe shokëve. Ardhja e tij na ka ndihmuar të gjithëve. Pretendon shumë nga vetja e nuk toleron as të tjerët.

A mund të luajë si regjisor ofensiv?

E kemi provuar në stërvitje, por thelbësore është që lëvizjet dhe pasimet të bëhen me kohën e duhur. Ibra është kampion në këtë aspekt dhe e parashikon rrjedhën e lojës përpara të gjithëve.

Përveç Ibrës?

Leao që është shndërruar vrastar me zbritjet e tij. Është më i vetëdijshëm për mundësitë që ka dhe është i pakontrollueshëm në duelet një kundër një. Edhe Teo ka përparuar shumë. Ka mësuar t’i shpëtojë mbulimit dhe të penetrojë në brendësi të fushës duke u hequr pika referimi rivalëve.

Cili është sekreti i këtij Milani?

Nuk ka sekrete. Drejtuesit na qëndrojnë pranë. Maldini, Masara e Gazidhisi janë gjithmonë aty. Grupi është i bashkuar dhe mjafton të shohim çfarë bënë Donaruma e Çalhanoglu. Në qendër të gjithçkaje është Milani e kjo na bën të jemi në këtë pikë.

Related posts

Nuk rinovon me PSG/ MILANI dhe BARÇA hidhen në sulm për mesfushorin francez

Isa.Autor

SHUMË MUNGESA NË KAMPIONAT/ Ekipet e mëdha të Serie A vuajnë pezullimet, Roma me tre të përjashtuar

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Partizani viziton Thumanën, ndihma për të dëmtuarit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment