Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-TIRANA/ Ultrasit i quajtën mu*a, “Shkodranët” përzë nga stadiumi “Tirona Fanatics”

“Tirona Fanatics” dha kushtrimin luftarak, në llojin e vet, por edhe me fyerje të rënda (Forca Tirona, MYTI KTO MU*a) ndaj shkodranëve në prag të klasikes Vllaznia-Tirana, që do të luhet sot prej orës 19:45 në “Loro Boriçi”. Kjo gjë ka alarmuar organizatorët e ndeshjes, duke parandjerë përplasje të dhunshme në shkallët e stadiumit.

Për t’i dalë të keqes përpara, ata kanë kërkuar ndërhyrjen e FSHF-së dhe Tiranës që fyerjet të hiqen nga faqja zyrtare e tifo-grupit të 25 herë kampionëve të vendit, por kjo nuk ka ndodhur. Pra, ka munguar reagimi. Në këto kushte, drejtuesit e kuqebluve kanë marrë masën drastike, duke mos i lejuar tifozët kryeqytetas të hyjnë në stadium këtë ndeshje. Pra, sektorët e planifikuar për ta nuk do të hapen. Ja njoftimi i Vllaznisë:

“Klubi i Futbollit Vllaznia është i angazhuar maksimalisht në organizimin sa më të mirë të ndeshjes Vllaznia-Tirana, duke u kujdesur për një qëndrim korrekt të tifozërive respektive në shkallët e stadiumit. Konstatohet se grupimi “Tirona Fanatics”, përmes faqes së tij zyrtare, në njoftimin dhe përgatitjen e tifozërisë tiranase për të marrë pjesë në këtë takim, ka lëshuar fyerje të cilat nxisin dhunë dhe janë të papranueshme për principet e misionin e futbollit.

Përsa më sipër, ditën e djeshme kemi njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Klubin e Futbollit Tirana për marrjen e masave të menjëhershme dhe heqjen e fjalëve të papërshtatshme në postimin e këtij grupimi. Por, përtej angazhimit dhe mirëkuptimit të FSHF-së dhe Klubit Tirana, deri sot në mesditë nuk ka patur asnjë reagim, duke mbetur e njëjta situatë. Përsa më sipër, KF Vllaznia me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatave të dhunës, do të mbajë të mbyllura tribunat E4 dhe E5 të planifikuara për grupimin e tifozave të Tiranës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Related posts

”LUFTETARI”, Ndoj shënon një supergol për t’i dhënë kryesimin ekipit të tij në Itali (VIDEO)

Sadik.Autor

PIATEK KËRKON CHAMPIONS-IN ME MILANIN/ Leonardo jep vendimin për merkaton (FOTO)

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Nedim Bajrami shënon golin e parë në Serinë A, Empoli mposhtet në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment