Futboll Seria A Sport

“BAJRAMI TITULLAR NDAJ INTER?” Trajneri i Empolit ja bën surprizë: Do ta marrë lajmin prej jush

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreacoli ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Interin në kampionat. Përvec zikaltërve ai ka folur dhe mbi mundësinë për ta parë Bajramin titullar nesër.

Si ndalohet Interi?

“Po luajmë kundër kampionëve të Italisë. I dimë limitet tona por do të japim maksimumin. Shpresoj që ekipi të jetë në maksimum nesër. Unë kam humbur gjithmonë kundër Inzagit”.

Forma e Pinamontit

“Ai po kalon një moment të mirë. Duke parë ndeshjet e fundit nuk mendoj se ka nevojë për motivim. Të luash kundër ekipit është një kënaqësi më vete”.

Bajrami titullar

“Luan nesër. Ai do ta marrë vesh prej jush”, u përgjigj duke qeshur tekniku.

Nedim Bajrami pritet të luajë titullar pas një muaji. Ndeshja e fundit që e ka nisur që nga minuta e parë ka qenë në fitoren 4-2 kundër Bolonjës. Në atë ndeshje Bajrami shënoi dhe një gol me penallti.

Empoli do të presë Interin në shtëpi nesër, në orën 20:45.

Related posts

DO TË LUAJË PËRBALLË “DEMAVE”/ Trajneri i Qarabag vlerëson: Klubet shqiptare janë të disiplinuara…

Delo.autor

SKEMA E KATEGORISË SË PARË/ FSHF bën çudira me vendet në fazën e tretë, ja vendimet

Delo.autor

XAVI SHËNON MREKULLINË E RADHËS NË KATAR/ Shikoni çfarë goli bën në moshën 39-vjeçare (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment