Futboll La Liga Sport

BARAZIM ME GOLA/ Real Sociedad ndan pikët me Atletico Madrid dhe rimerr kreun

Atletico Madridi ka bërë një rikthim sensacional ndaj Real Sociedadit për të marrë një pikë në javën e dhjetë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Mysafirët kaluan ë parët në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me golin e realizuar nga Alexander Sorloth.

Ky gol ishte edhe i fundit në pjesën e parë, derisa në të dytën u realizuan edhe tre të tjerë.

Sociedadi e filloi në mënyrën fantastike edhe pjesën e dytë, derisa shënuan për 2-0 me anë të Alexander Isak.

Por, Los Cholchoneros u këndellën shpejtë dhe ia dolën t’i barazonin shifrat.

Fillimisht, Luis Suarez shënoi për 2-1 në minutën e 61-të me një asistim nga Joao Felix për të rihapur sfidën.

Sulmuesi uruguaian doli edhe një herë në listën e realizuesve, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 77-të.

Deri në fund, Atletico tentoi të merrte tre pikë, por që në fund ishin të kënaqur me një.

Pas javës së dhjetë, Real Sociedadi është rikthyer në krye të tabelës me 21 pikë, një më shumë se Real Madridi e Sevilla që kanë një ndeshje më pak, ndërsa Atletico Madridi është në të katërtin me 18 sosh.

Related posts

“KOHËT E FUNDIT PUNOVA PA MBËSHTETJE”/ Kuman sulmon Laportën: Nuk e kam ndierë…

Delo.autor

HISTORIA E PABESUESHME E VAN DIJK/ Nga “mbrojtës i djathtë i ngathët”, në qendërmbrojtësin më të mirë në botë

F.autor

Lingard thumbon trajnerin Mourinho: Te Anglia ndihem më mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment