Futboll Sport

E RRALLË NË HISTORI/ Debuton dhe shënon me dy kombëtare të ndryshme

Futbollisti Helder Costa hyri në historinë e topit pasi ka shënuar dy gola, në dy debutime me dy përfaqësuese të ndryshme!

Futbollisti 27-vjeçar është rritur te Benfica dhe ka luajtur me të gjithë ekipet e moshave të Portugalisë, ndërsa vjeshtën e 2018-ës luajti edhe ndeshjen e parë me luzitanët, duke shënuar gol në miqësoren e fituar 3-1 ndaj Skocisë.

Por, që atëherë Costa nuk mori më ftesë nga trajneri i Portugalisë, Fernando Santos dhe zgjodhi të ndryshojë përfaqësuese, duke iu bashkuar vendit të tij të lindjes, Angolës.

Ai përfitoi edhe nga fakti që me Portugalinë nuk kishte luajtur asnjë ndeshje zyrtare.

Kujtojmë që për shumë vite Angola ka qenë një koloni e Portugalisë.

Debutimi me fanellën e Angolës erdhi pikërisht të premten e 12 nëntorit në sfidën kualifikuese drejt Katar 2022, ndaj Egjiptit.

Futbollisti në pronësi të Leeds por i huazuar te Valencia gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e avantazhit.

Megjithatë në fund Egjipti barazoi 2-2 falë një dopiete të Mohamed Salah dhe Angola mbeti jashtë Kupës së Botës, por Helder Costa u fut në historinë e futbollit si sulmuesi i vetëm që ka shënuar në dy ndeshje debutuese, me dy përfaqësuese të ndryshme.

Related posts

“BOMBONERA” ËSHTË TEMPULL I FUTBOLLIT”/ Dani Alves gati për një eksperiencë të re: Ky klub është i veçantë për mua!

Delo.autor

“Dhatë një medalje për SISTEMIN”/ Erion Braçe shpërthen kundër Presidentit Ilir Meta

Sadik.Autor

MUNDËSIA SARRIT PËR TË MARRË DREJTIMIN E JUVENTUS/ Edy Reja këshillon: Më mirë të shkonte në…

Delo.autor

Leave a Comment