Futboll Kategoria Superiore Sport

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje dramatike, Partizani ndan pikët me Kukësin në “Air Albania”

Në “Air Albania” pati tifozë, emocione, raste episode madje edhe ndërprerje të energjisë por ndeshja u mbyll pa fitues mes Partizanit dhe Kukësit.

Për skuadrën e Dajës është barazimi i katërt radhazi në Superiore dhe situata po fillon e të bëhet shqetësuese pasi janë vetëm me 4 pikë në tabelë.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar me pak raste dhe shkëndija teksa shkëndijën e dha energjia elektrike e cila u ndërpre për 4 minuta ndërkohë që edhe VAR mungoi në pjesën e parë. Vetëm një gjuajtje e Bashës në 45+1’ ishte kërcënimi i vetëm i ndeshjes teksa e dyta është shumë ndryshe.

Partizani rrit presionin dhe lojën nga krahët dhe në 65’ pas një topi të Mustës nga e majta, Cara zgjatet me këmbë duke gjetur rrjetën.

Kukësi për momentin duket i rënduar nga goli por ia kthen përgjigjen në të njëjtën mënyrë teksa Milunoviç hedh një top nga e djathta dhe Fiejao me kokë vendos barazpeshën.

1-1 rezultati dhe skuadrat më pas ngurojnë të hapen nga frika e pësimit me duelin që mbyllet kështu 1-1 në “Air Albania”.

Related posts

 “BQ”-ja i FSHF-së mbërrin në Jerusalem, ja detaji që po shkrin rrjetin

Isa.Autor

Zidane: Ka një këshillë për Gonzalo Higuain

Sadik.Autor

Zidane “THUMBON” Barcelonën: Katalanasit luajtë për të mos humbur, Reali për fitore

Sadik.Autor

Leave a Comment