Futboll La Liga Sport

BARCELONA PREZANTON TRAJNERIN E RI/ Laporta: Flas shpesh me Xavin, u vonuam me shkarkimin e Koeman

Barcelona i ka dhënë lamtumirën dy ditë më parë Ronald Kuman dhe tashmë është në kërkim të një trajneri të ri. Por në pritje të emërimit përfundimtar të një emri të ri, katalanasit kanë vendosur që si trajner i përkohshëm me një afat të pacaktuar, të jetë Serzhi Barhuan, ish-futbollist i klubit katalanas, aktualisht trajner i Barcelonës B.

Presidenti Joan Laporta është shfaqur para mediave dhe ka komentuar këtë ndryshim të detyruar, si dhe ka konfirmuar negociatat në vijim me Çavin, i cili aktualisht drejton në Katar. Gjithsesi, ai theksoi se ka shumë negociata dhe nuk është vetëm ish-mesfushori si alternativë për pankinën.

“Me respekt ndaj negociatave që po zhvillojmë e nuk dua t’i paragjykoj, e di që ka dalë emri i Çavit, por kemi edhe opsione të tjera. Në lidhje me Çavin mund të them vetëm se e njoh si trajner, po kalon një periudhë interesante të karrierës, flas shpesh me të dhe e di opinionin që ka për ekipin.

Mund të them se kemi parë ndeshje të Barcelonës bashkë pasi kemi folur shpesh kur mbarojnë ato, por janë biseda mes miqsh. E kam thënë gjithmonë që një ditë do të drejtojë Barcelonën. Por të shohim si evoluojnë gjërat”, tha presidenti para mediave.

“Ndeshja më e rëndësishme është ajo në fundjavë ndaj Alavesh, pastaj në Kiev do të drejtojë Serzhi përsëri, jemi të bindur që do të bëjë mirë. Trajneri i ri mund të vijë më vonë apo para ndalesës së kombëtareve, por nuk do të ndikojë. Situata është e komplikuar por ekipi duhet të jetë më konkurrues me kontingjentin aktual”, shpjegoi Laporta.

“Ndoshta vendimi për shkarkimin e Kuman erdhi me vonesë, por tani është më e lehtë ta analizosh. Mendoj se e meritonte të rikuperonte të dëmtuarit, por mori përgjegjësitë. Kjo është pyetja që i kam bërë shpesh vetes, pasi fituam me Valencian e Dinamon, por pastaj arritëm në një pikë shqetësuese”, deklaroi Laporta.

Related posts

Gary Neville: Ronaldo meriton të fitojë “Topin e Artë”

Sadik.Autor

Interi përgatit rinovimin e Spallettit, kontratë e re deri në 2021

Sadik.Autor

REVOLUCION PAS ELIMINIMIT NË CHAMPIONS/ Juventusi kërkon nga një lojtar për çdo…

Delo.autor

Leave a Comment