Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA NDAJ KUKËSIT/ Hapet “thesi”, Dinamo i ofron shumën e majme lojtarëve. Ja shpërblimet…

Blutë janë më të karikuar për ndeshjen e sotme me Kukësin. Gjatë javës, futbollistët dhe stafi teknik kanë përfituar edhe një shpërblim, që nga burime jozyrtare mësohet se ka qenë në shumën e 10 mijë eurove në total.

Një motiv më shumë për të dhënë gjithçka në fushë. Gazeta ka mësuar se Dinamo ka shpërblim për çdo fitore dhe pas asaj me Skënderbeun javën e kaluar, skuadra ka rritur moralin, por edhe ka ngrohur xhepat.

Ndërkohë, klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat, teksa më e lira për këtë ndeshje kushton 500 lekë dhe është për tribunat pas portave, kurse më e shtrenjta është në sektorin VIP: 3000 lekë. Dinamo luan sot për herë të parë në stadiumin “Air Albania”.

Related posts

KAPEN MAT NË MOMENTE INTIME/ Ylli i Tottenham nis romancën me vajzën e trajnerit Guardiola (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Griezmann, Atletico Madrid trondit Barcelonën! (FOTO)

F.autor

MOMENT EMOCIONUES/ Ja cilët lojtarë të Kosovës U-21 kënduan me zë himnin e Shqipërisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment