Futboll La Liga Sport

BARCELONA-REAL MADRID/ Koeman luan me historinë, “Los Blancos” për rekord. Ja statistikat interesante…

Barcelona dhe Reali i Madridit përballen nesër në orën 16:15 në një takim që mund të jetë shumë i rëndësishëm për të dy ekipet. Kush humbet do të vuajë jo pak pasojat, teksa një fitore do të bënte një efekt të jashtëzakonshëm. Të dyja ekipet kanë nevojë për pikë, ndoshta diçka më shumë Barça. Më poshtë do të gjeni disa fakte interesante që duhen ditur para një ndeshjeje si kjo.

BARÇA, PËR TË NDRYSHUAR SEZONIN – Katalanasit nuk kanë fituar asnjë nga 4 takimet e fundit përballë Realit, një barazim dhe tri humbje. Nëse nuk fitojnë këtë herë do të regjistrojnë serinë më negative që nga viti 2008 me 5 takime radhazi pa fitore.

REALI, PËR REKORD – “Los Blancos” kanë fituar tri takimet e fundit kundër Barçës. Katër herë ose më shumë nuk fitojnë kundër Barcelonës që nga viti 1965.

FITORE JASHTË FUSHE – Pas suksesit 3-1 në tetor 2020, Reali i Madridit mund të fitojë të dytën ndeshje radhazi kundër Barçës në transfertë. Kjo do të ishte e treta herë në histori.

GOLAT E BARÇËS – Barcelona ka shënuar në 34 nga 35 ndeshjet e fundit në fushën e saj në La Liga. Katalanasit numërojnë 79 gola, me një mesatare 2.3 gola për ndeshje.

DY HUMBJE RADHAZI – Nëse humbet me Barcelonën, kjo do të ishte humbja e dytë radhazi në këtë kampionat për Realin pas asaj ndaj Espanjolit, por në Barcelonë.

BUSKETS – Nëse fiton këtë ndeshje, Buskets do të bëhej lojtari i Barcelonës me më shumë fitore në “Klasiket” ndaj Realit, 20 të tilla. Para tij qëndron vetëm Xhento i Realit me 21 suksese.

ANSU FATI – Sulmuesi mund të bëhet lojtari i katërt që shënon që në dy “Klasiket” e para si titullar pas Samuel Etosë (2005), Van Nistelroit (2017) dhe Pedros (2010).

BENZEMA – Francezi ka shënuar 10 gola në 36 ndeshje kundër Barcelonës dhe është një nga 13 lojtarët e vetëm që ka arritur numrat dyshifrorë.

MODRIÇ – Nëse luan në këtë takim, Modriç me 36 vite e 45 ditë do të bëhej lojtari më i vjetër në “Klasike” në shekullin XXI.

ANÇELOTI – Trajneri i Realit nuk ka fituar asnjë nga 5 transfertat e tij kundër Barcelonës në të gjitha kompeticionet duke barazuar 2 dhe humbur 3.

RAMOS – Reali i Madridit ka barazuar dy “Klasike” dhe ka fituar një tjetër pa Serxhio Ramosin në fushë. MESI – Ylli argjentinas është kryegolashënuesi i “Klasikes” me 26 gola në të gjithë kompeticionet, 18 prej të cilave në La Liga.

“KLASIKJA” E PARË – Takimi i parë mes Barcelonës dhe Realit i njohur zyrtarisht është luajtur më 26 mars 1916 në Kupën e Mbretit. Barcelona fitonte 2-1 atë takim, por kupën e merrte Reali që fitonte 4-1 në Madrid.

AGUERO – Argjentinasi ka shënuar 3 gola në 10 takime kundër Realit në kampionatin spanjoll dhe nëse shënon me Barçën, mund të bëhet lojtari i shtatë në histori që i shënon Realit me fanellën e Atletikos dhe Barcelonës.

ZHORDI ALBA – Është lojtari i cili ka dhënë asistet për dy golat e fundit të Barcelonës në La Liga kundër Realit.

GAVI – Nëse luan në ndeshjen e nesërme, mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të bëhej i dyti lojtar më i ri që luan një “Klasike” në kampionat në shekullin e XXI-të në moshën 17 vjeç e 80 ditë. Para tij qëndron Ansu Fati në vitin 2019 kur ishte 17 vjeç e 48 ditë.

TER SHTEGEN VS. KURTUA – Portieri i Barçës ka pësuar 4 gola në dy takimet e fundit kundër Realit. Nga ana e tij, portieri belg i Realit ka pësuar 28 gola në 18 takime kundër Barcelonës me të gjitha skuadrat ku është aktivizuar.

KUMAN – Nëse humbet këtë përballje, Kuman do të bëhej i dyti trajner në histori që humbet tri “Klasike” pas Patrik O’Konell në vitin 1935 dhe në vitin 1940, po me Barçën.

Related posts

PAS 7 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi Rashford zhbllokon sfidën ndaj Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I TIFOZËVE/ Këto janë disa nga koreografitë më të veçanta në “San Siro” (FOTOT)

F.autor

LIVE ARGJENTINË-ARABI/ E pabesueshme! 2 gola për 5 minuta, sauditët bëjnë përmbysjen e çmendur

F.autor

Leave a Comment