Futboll Premier League Sport

BESON TEK YLLI SHQIPTAR/ Trajneri i Southampton: Broja, tashmë e ka “grabitur” shansin e tij me të dyja duart

Armando Broja duket se me paraqitjen e fundit me Southampton ka bërë për vete jo vetëm tifozët e kësaj skuadre edhe trajnerin Ralph Hasenhutl.

Timonieri i skuadrës angleze beson shumë tek sulmuesi shqiptar i cili edhe pse në një moshë të re po arrin të bëjë ndeshje të mëdha me paraqitjet e tij, dhe gjithmonë “qershia mbi tortë” për sulmuesin janë golat që shënon, sigurisht të gjithë për meritë të tij.

I fortë në dylyftime, i shpejtë me topin në këmbë, klas në goditjen e sferës dhe zgjuarsi në dërgimin e topit në cepat e kuadratit që edhe një lojtar i klasit botëror do e kishte zili, Armando Brojën.

Për trajnerin Hasenhutl, asgjë nuk është rastësi sepse sulmuesi shqiptar ka arritur të fitojë shansin e tij.

“Broja hyri në fushë sepse u dëmtua Adams, tashmë e ka “grabitur” shansin e tij me të dyja duart. Kundër Leeds ne ishim më të rrezikshëm në sulm sesa në ndeshjet e shkuara, krijuam më shumë raste. Armando Broja ishte një ndër arsyet”, shprehet Hasenhutl.

Related posts

Ekipi e “tradhtoi”, shikoni reagimin e çmendur të Berishës pas golit të katërt (VIDEO)

Sadik.Autor

“PLAS” TE LAÇI/ Debate të forta dhe pezullime te kurbinasit! Skuadra nuk stërvitet prej ditësh

F.autor

“TOUR DE FORCE” NË MUAJIN SHKURT/ Lajm i mirë për Conten, lojtari “Zikaltër” rikthehet të jetë i gatshëm

Delo.autor

Leave a Comment