Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona thyen mallkimin dhe mposht Dynamo Kyiv, Pique në histori

Barcelona ka arritur të marrë fitoren e parë në fazën me grupe të Champions League 2021/22.

Katalanasit kanë mundur 1-0 në shtëpi Dinamon e Kievit në javën e tretë të Grupit E.

Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar në minutën e 36-të nga Gerard Pique.

Ky ka qenë goli i parë për Barcelona-n në këtë sezon të Champions-it dhe ka ardhur pas 200 minutash pa asnjë gjuajtje në portë nga ana e skuadrës së Koeman.

Në moshën 34 vjeç e 260 ditë, Pique është bërë lojtari më i vjetër që shënon për Barçën në Champions League.

Ndeshja tjetër e orës 18:45, Salzburg-Wolfsbrug, është fituar 3-1 nga vendasit.

Adeyemi (3′) dhe Okafor (65′, 77′) kanë shënuar për austriakët. Nmecha (15′) ka qenë autori i golit për gjermanët.

Related posts

“NUK ARRIJ TA KUPTOJ SE KU E GJEN GUXIMIN ARBITRI/ Kostakurta e Capello njëzëri: Rasti i CR7, penallti gjithë jetën

Delo.autor

NË “LUFTË” PËR VENDIN NË CHAMPIONS/ Spalletti merr lajmin e keq, dëmtohet ylli “Zikaltër”…

Delo.autor

Nuk ka Botëror për Kukësin, nga Brazili vjen përforcimi i radhës!

Sadik.Autor

Leave a Comment