Futboll Shqipëri Sport

SHKODRANËT MARRIN FRYMË/ VLLAZNIA sheh larg, drejtori i klubit “shpëton” financat

Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat synon që shkodranët të shkojnë sa më larg, jo vetëm të fitojë Kategorinë e Parë. Në një intervistë për “RTSH Sport”, ai thekson se klubi shkodran po punon me një akademi futbolli në Nigeri për të transferuar lojtarë nga të dyja krahët. Ndër të tjera, ai shton se nga Katari pritet të vijë një sponsor i rëndësishëm.

“Po ta marrim nga fillimi, është OK. E nisëm vonë punën. Skuadrat e tjera kishin mbyllur merkaton dhe po stërviteshin. Jam i kënaqur me këtë fazë të parë. Duhet të luajmë një futboll më të mirë dhe e pranoj se duhet të përmirësojmë në këtë pikë.

Për trajnerin nuk ishte lehtë. Pati vetëm 3 javë e gjysmë për të përgatitur ekipin. Problem është edhe fakti që lojtarët nuk janë mësuar të luajnë për fitore e me sulme të gjera. Ishin mësuar me kundërsulme kohët e fundit. Lika po punon mirë dhe ka eksperiencë. Duhen rezultate dhe ka shumë presion. E kemi detyrim të fitojmë dhe të shpallemi kampionë”, ka thënë mes të tjerash Firat.

Merkato? Është normale ta përmirësojmë skuadrën. Nuk synojmë vetëm për këtë vit, por edhe për më pas. Kërkojmë gjithmonë të përforcohemi dhe kjo është normale.

Është e vështirë të punosh këtu në lidhje me marketingun. Bëmë disa plane, i pari që ta mbyllim sezonin sa më mirë. Njëri projekt është që të jetë i pavarur. Për këtë të duhet themeli i pari, pavarësia. Nuk janë të shumtë njerëzit që kanë një vizion për të ardhmen.

Po punojmë me një akademi në Nigeri, do marrim të parët atje atje. Duhen marrë lojtarë dhe duhen shitur, nga jashtë apo nga kudo. Projekti i dytë është baraspeshimi i financave. Në Katar janë të interesuar, u shpjeguam vendin. Është vend i gjelbërt, një vend i mirë dhe mysliman. Kemi vendosur një pikë kontakti. Kemi bërë një marrëveshje me një klub atje. Në verë mund të kemi një sponsor nga Katari”, deklaron Firat.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 3-1

Delo.autor

Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit, ne ishim kundër por…

Q.Autor

JO VETËM KOVACIC/ CHELSEA i dhuron SARRIT një KAMPION BOTE

Isa.Autor

Leave a Comment