Futboll Premier League Sport

CONTE GATI TË RIKTHEHET NË STOL/ Klubi i Premier Legue i bën ofertë zyrtare ish-trajnerit të Interit

Antonio Konte la Interin më 26 maj, menjëherë pasi i dhuroi zikaltërve titullin pas 11 vitesh. Pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët me presidentin Zhang për largimet e detyruara të Lukakut dhe Hakimit dhe mungesën e investimit në merkato, Konte u detyrua që të linte Interin me një titull kampion në palmaresin pas 11 vitesh mungesë.

Sipas prestigjozes britanike “The Sun”, raportojnë se trajneri nga Pulja do të rikthehej në Premier Ligë për tu ulur në pankinën e Njukasëllit për t’i zënë vendit Stiv Brusit i cili duket se stoli po i rrezikohet pas startit me rezultate negative në Premier Ligë, ku “qymyrxhinjtë” klasifikohen në vendin e parafundit në kuotën e 3 pikëve.

Sipas prestigjozes britanike, Njukasëll i ka bërë një ofertë zyrtare Kontes i cili duket se pritet t’i japë fund papunësisë dhe po mendon seriozisht një rikthim në Premier Ligë, pas eksperiencës me Çelsin nga ku e shpalli dhe kampion i Anglisë.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Prishjet e kontratave, ja lojtarët që janë me “valixhe në duar” tek Tirana…

Delo.autor

Lautaro Martinez është gati për kryer vizitat mjekësore te Inter

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ FERONIKEL/ “Kuqezinjtë” publikojnë një foto të veçantë nga Prishtina (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment