Futboll Premier League Sport

CR7 “ÇMEND” TIFOZËT E MANCHESTER UNITED/ Në moshën 36-vjeçare ai bën gjëra që nuk janë parë më parë (VIDEO)

Nëse Old Trafford është teatri i ëndrrave, Cristiano Ronaldo është njeriu i providencës, pasi tifozët e Manchester United e dinin mirë para se ai të ishte larguar për më shumë se një dekadë mes Real Madridit dhe Juventusit.

Ai është njeriu që zgjidh problemet, që kthen situatat, që e bën zemrën të shpërthejë kur duket se ka përfunduar.

Dhe sa më shumë ngrihet niveli dhe skena është luksoze, aq më shumë rriten shanset që kampioni portugez t’i vërë vulën ndeshjes në momente kyçe: nëse flet për Ronaldon, e ke fjalën për Ligën e Kampionëve, e fituar 5 herë nga CR7.

Që prej rikthimit te United, Ronaldo ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje, gjysma e të cilave në 3 ndeshjet e para të grupit të Champions League: një në ndeshjen debutuese të humbur ndaj Young Boys, më pas golin e fitores në 95′ kundër Villarreal dhe në fund sërish goli i fitores në finale ndaj Atalantës mbrëmjen e së mërkurës, pasi rezultati u permbys nga nga 0-2 në pjesën e parë ne 2-2.

Me golin e djeshëm Ronaldon vazhdon te blindoje kreun e renditjes së golashënuesve të të gjitha kohërave në Champions League, duke arritur në 137 gola.

Pese here Topi i Artë ishte vendimtar në zonën kundërshtare por kjo nuk është befasuese, por kundër Atalantës Ronaldo i mahniti të gjithë me diçka për të cilën nuk njihet saktësisht: rikuperimet në mbrojtje dhe aftësia për sakrificë kur duhet të marrë në shtëpi rezultat duke përdorur çdo burim fizik dhe mendor.

Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe që po fitojnë adhurimin e tifozëve të Djajve të Kuq, mund të shihni disa vrapime mbrapa të Ronaldos që janë vërtet mbresëlënëse për shpejtësinë, metrat e mbuluar dhe freskinë sportive.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Rumani-Spanjë, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

PALËT BIEN DAKORD/ Ylli i Realit pranë marrëveshjes 5-vjeçare me madrilenët

F.autor

SERIE A/ Carlo Ancelotti, “profeti” që kërkon të thyejë hegjemoninë bardhezi

Sadik.Autor

Leave a Comment