Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani rrëmben armët para sfidës, ja si përgatiten “të kuqtë” për Tiranën… (FOTO)

Partizani rrëmben armët para derbit, me kuptimin e plotë të fjalës. Për fat, vetëm armë të cilat qëllojnë me plumba me bojë dhe si qëllim kanë argëtimin dhe çtensionimin e situatës në një moment kur të kuqve iu duhet qetësi para një derbi të rëndësishëm pas një starti jo edhe aq pozitiv të kampionatit.

Të kuqtë i janë drejtuar sot një prej qendrave të kryeqytetit që ofrojnë mundësinë e sfidave me “paintball” si argëtim para një dueli që padyshim mbart tension në vete. Një “stërvitje” me armë në dorë që ka zgjatur për rreth një orë e gjysmë e ku të pranishëm nuk kanë qenë vetëm lojtarët, por edhe stafi dhe drejtori i klubit, Olsi Rama.

Një mënyrë origjinale për të përgatitur ndeshjen e të hënës, ku në lojë këtë herë mund të jetë më shumë se prestigji në garën brenda qytetit, pasi rezultatet deri tani nuk kanë justifikuar pritshmërinë për të kuqtë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Newcastle-Manchester United. Rezultati 1-0

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Një skuadër nga e para, Kastrioti vijon të jetë ende në proces ndërtimi

Delo.autor

MURINJO NUK I PËRMBAN EMOCIONET/ Shpërthen në lot pas arritjes në finalen e Tiranës

F.autor

Leave a Comment