Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Asnjë “ish” në fushë, 15 lojtarë luajnë për herë të parë në sfidën Tirana-Partizani

Sfida e së hënës mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë derbi i parë për këtë sezon mes dy skuadrave. Për Partizanin, nuk do të jetë derbi i parë, pasi është ndeshur edhe me Dinamon.

Megjithatë, derbi TiranaPartizani ka një rëndësi shumë më të madhe për shkak edhe të mungesës së gjatë të Dinamos në elitë. E si pasojë, kur afrohet derbi mes bardhebluve dhe “demave të kuq”, presioni dhe tensioni shtohet ndjeshëm te lojtarët, e sidomos te të rinjtë, të cilët e kanë derbi të parë. Janë plot 15 lojtarë që pritet të luajnë derbin e parë të tyre.

Te Tirana, janë 7 lojtarë të cilët mund të provojnë eksperiencën e parë në një ndeshje të tillë. Bëhet fjalë për Hotin, Totren, Pergjonin, Kozin, Zhivanajn, Xhixhan dhe Limajn. Ky i fundit është në një formë shumë të mirë dhe realizoi një supergol kundër Teutës duke i dhënë fitoren Tiranës.

Ndërsa te Partizani, janë plot 8 lojtarë që mund të veshin fanellën e kuqe për herë të parë në një derbi kundër Tiranës. Sota, Shehi, Damçevski, Albioni dhe Herald Marku, Gligorov, Rrapaj dhe Filipoviç janë lojtarët që mund të luajnë derbin e tyre të parë.

Fakt interesant është se asnjë “ish” nuk do të ketë në këtë sfidë mes Tiranës dhe Partizanit, ndryshe nga sezoni i shkuar, ku Batha kishte luajtur me të dyja ekipet, ashtu si dhe Torasa. Por këtë sezon nuk do të ketë asnjë lojtar në fushë që ka luajtur për të dyja fanellat.

Related posts

HISTORIA/ Nga bankier në trajner-kampion, sakrifica e Sarrit u shpërblye

Delo.autor

REALIN NUK E SHPËTON AS ZIDANE/ Humbet turpshëm me vendin e parafunidt

Delo.autor

NBA/ Lakers bien në shtëpi, triumfojnë Houston e Clippers

Delo.autor

Leave a Comment