Futboll Seria A Sport

HUMBI SHANSIN ME ROMËN/ Ronaldo tregon: Më vënë “pistoletën” në kokë…

Çështje centimetrash. Cristiano Ronaldo humbi shansin që ndaj Romës të shkurtonte diferencën me kryegolashënuesin e Serisë A, Fabio Kualjarela, dhe të arrinte rekordin e “Fenomenit”. Nëse do të gjente golin ndaj Romës, atëherë verdhekuqtë do të ishin “viktima” e tij e 15-të në Serinë A këtë sezon dhe portugezi do të arrinte një rekord në vitin e tij të parë.

Diçka të tillë e ka arritur Ronaldo “Fenomeni” në sezonin 1997-1998. Një nga armët më të forta të Kristiano Ronaldos është forca e mendjes. Shumë njerëz mendojnë se portugezi ka një kompjuter në vend të trurit.

“Nuk mendoj se njerëzit besojnë realisht që jam një robot, por më shohin si një njeri që nuk mund të ketë kurrë probleme, që nuk mund të jetë kurrë i lumtur dhe që nuk mund të ketë shqetësime”, thotë portugezi në intervistën e “El Pais” të zbardhur ditën e djeshme në gazetat italiane. “Njerëzit mendojnë se të jesh i pasur dhe të kesh shumë para do të thotë se nuk ke probleme.

Por duhet t’i kuptoj sepse ata nuk i jetojnë situatat si unë dhe thjesht mendojnë nga jashtë. I kuptoj në shumë raste. Ka edhe nga ata që kanë një armë në dorë dhe ma kanë drejtuar mua dhe thjesht presin që Kristiano të gabojë një penallti apo të dështojë në një ndeshje të rëndësishme. Por kjo është pjesë e jetës sime dhe unë duhet të jem i përgatitur për këtë. Jam përgatitur prej vitesh”, vazhdon më tej portugezi.

JETA NË FUTBOLL- Ylli i Juventusit zbulon raportin special që ka me lojën e futbollit. “E shoh si një mision. Zbres në fushë për të fituar dhe për t’u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Ato momente kur mendoja që tani do të bëj një driblim apo një finte nuk i jetoj më.

Presioni është shumë i madh dhe njerëzit më kritikojnë shpesh dhe në mënyrë të vazhdueshme: Është lojtar i mbaruar. Është 33 vjeç, 34, 35. Duhet ta lërë futbollin. Dhe unë thjesht dua t’i surprizoj”, tregon ai.

Related posts

SULMI SEKSUAL NË TREN/ Legjenda e Anglisë insiston: Nuk jam …, më kanë akuzuar kot

Isa.Autor

NGA TURPËRIMI I BOATENG TEK GOLI ME KOKË/ Shijoni 10 “MAGJITË” e Leo Messit (VIDEO)

Delo.autor

“EUROPIAN OPEN”/ Një tjetër sukses, xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Sarajevë

Delo.autor

Leave a Comment