Futboll Premier League Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Arsenal gjen mënyrën për të dalë nga kriza, nënshkruan me talentin… 4-vjeçar

Vitet e fundit Arsenali ka kaluar një krizë rezultatesh duke e humbur identitetin si një prej skuadrave më të forta angleze.

Por kjo nuk i pengon “topçinjtë” që të mendojnë për të ardhmen dhe këtë e vërteton më së miri veprimi i fundit i klubit. Arsenali ka nënshkruar zyrtarisht me talentin 4-vjeçar Zain Ali Salman, i cili bëhet lojtari më i ri i klubit.

4-vjeçari shquhet si talent i madh ku shumë klube ishin vënë pas tij, por në fund garën e ka fituar Arsenali. Babai i talentit, në një intervistë për “BBC”, është shprehur se si djali i tij spikat nga moshatarët duke pasur një pjekuri në futbollin e luajtur.

“Mbaj mend ditën kur ai lindi. Infermierja e vendosi atë përpara dhe ai ngriti kokën për të parë përreth. Ajo ishte e befasuar. Zain ka qenë gjithmonë i fortë që në moshë të re. Ka pasur një ekulibër të jashtëzakonshëm që  i vogël. Arsenali nuk shqetësohet për moshën e tij, ata thjesht mendojnë se ai ka shumë potencial”, ka thënë babai i talentit 4-vjeçar

Related posts

RAMOS e KROOS mund ta thyejnë sonte REKORDIN e madh të PAOLO MALDINIT

Isa.Autor

E BUJSHME TEK FRANCA/ Deschamps gati të denoncojë shokun e tij kampion bote, për shkak të Benzema

Isa.Autor

TIRANA MËSON SOT KUNDËRSHTARIN NË CHAMPIONS/ Shikoni si do zgjidhet stadiumi për ndeshje teke dhe çfarë ndodh në rast humbje

Delo.autor

Leave a Comment