Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Daja me “dhimbje koke” prej dëmtimeve, ja formacioni i mundshëm ndaj Tiranës…

Problemet me dëmtimet ditët e fundit te Partizani bënë që trajneri Daja të ndryshojë titullarët për sfidën kundër Tiranës. Kundër Kukësit, në sulm e nisi Lukas Kardozo, por pas 15 minutash lojë, braziliani u dëmtua dhe u aktivizua Cara.

Por duket se edhe sulmuesi i ri do ta humbasë sfidën derbi, për shkak dëmtimi. Më në fund, shansi ka mbërritur për Andrija Filipoviçin, i cili pritet titullar kundër bardhebluve. Kroati nuk ka luajtur ende nga minuta e parë në Superiore dhe më në fund, momenti ka ardhur për të.

Ndoshta askush nuk e kishte pritur që përgjegjësia mbi supe të binte mbi Filipoviçin në derbi, ndoshta as vetë sulmuesi kroat, pasi dihet vështirësia e takimit dhe presioni i madh që është prezent. Edhe në mesfushë, te Partizani ka probleme me dëmtimet.

Ergys Kaçe e ka humbur derbin dhe në vend të tij, pritet Herald Marku, i cili çuditërisht, nuk luajti asnjë minutë në takimin e fundit kundër Kukësit. Në mbrojtje ka një rikthim të rëndësishëm, siç është ai i Dajan Shehit. 24-vjeçari mungoi në takimin ndaj verilindorëve për shkak dëmtimi, por tashmë i ka lënë pas problemet fizike dhe pritet titullar në qendër të mbrojtjes, së bashku me Belicën dhe Sotën.

Related posts

PAS FITORES ME “POKER” NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Shehi: VAR-i është i domosdoshëm, duhet të jemi më…

Delo.autor

Di Maria zgjedh formacionin e tij të preferuar, lë Messin në stol

Q.Autor

BARCELONA SHKËLQEN NË “CAMP NOU”/ “Katalanist” mahniten, Messi vendimtar

Delo.autor

Leave a Comment