Futboll Premier League Sport

SOLSKJAER DREJT SHKARKIMIT/ Bie pista “Zidane” për Manchester United, ish-madrilenin e pengon… gruaja

Aventura e Ole Gun Solskjaer te Mançester Junajtid është drejt fundit, aq sa “djajtë e kuq” janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të norvegjezit.

Gazetat britanike zbuluan se Junajtid kishte “infiltruar” Ronaldon dhe Varanen që t’i mbushnin mendjen Zinedine Zidane të ulej në stolin e ekipit. Lajmi bëri bujë, pasi Zidane është një ndër trajnerët më të mirë në Europë me shumë rekorde të arritura me Real Madridin.

Por “MARCA”, ka zbuluar se gruaja e Zidane, Veronikë Zidane nuk është dakord për këtë aventure pasi nuk do të jetojë në Mançester dhe i ka sugjeruar bashkëshortit të saj zgjatje të pushimeve për të gjetur vend pune diku gjetkë.

Mesa duket tentativa e Mançester Junajtid për të afruar Zidanen është zbehur totalisht, pasi në këtë marrëveshje është përfshirë dhe vetë familja e francezit. Tani “djajtë” do të kërkojnë një opsion tjetër për të zëvendësuar Solskjaerin.

Related posts

KA SHKËLQYER KËTË SEZON ME “KUQEZINJTË”/ I ftohtë dhe potent, ja si Kessie u bë “president” i Milanit

Delo.autor

Edhe Bayern futet në garën për talentin e United, ofron 70 milionë stërlina

Sadik.Autor

PLAS TEK BARCELONA/ De Jong kërcënon stafin mjekësor, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment