Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI MERR LAJMIN E KEQ/ Kaçe nuk ia del për derbin, mbyll vitin pas dëmtimit

Në prag të derbit kundër Tiranës, te Partizani situata nuk është aspak e mirë sa u takon dëmtimeve. Sulmuesi Tedi Cara ka pësuar tërheqje dhe prania e tij në fushë është shumë në dyshim. Ndërsa për Ergys Kaçen, mund të themi se e ka humbur derbin përballë Tiranës.

Mesfushori pësoi një dëmtim rreth dy javë më parë dhe kundër Kukësit sakrifikoi dhe luajti i dëmtuar, duke shtrënguar dhëmbët për rreth 60 minuta. Megjithatë, nuk pritet që të rrezikohet sërish me gjendjen e mesfushorit dhe stafi teknik është këshilluar nga stafi mjekësor që Kaçe të mos aktivizohet në derbi dhe t’i jepet kohë riaftësimi.

Sa i takon sulmuesit brazilian, Lukas Kardozo, me shumë gjasa e ka mbyllur vitin pas dëmtimit në klavikulë. Kardozo u dëmtua në takimin kundër Kukësit, duke nxjerrë shpatullën dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.

Dëmtimi duket serioz për brazilian dhe koha e rikuperimit është rritur shumë, çka mund të bëjë që Lukas të mos aktivizohet më për vitin 2021. Në repartin e sulmit, trajneri Ilir Daja ka tashmë vetëm dy alternativa, Stenio Zhunior dhe Andrija Filipoviç, ndërsa i riu Marinaj është zëvendësuesi i vetëm.

Related posts

PARATË NUK JANË GJITHÇKA PËR TALENTIN 19-VJEÇAR/ Si Fati refuzoi ekipet më të mëdha të Europës për Barcelonën

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e nesërme, shtyhen 5 ndeshje të Serie A. Ja kur do të zhvillohen

Delo.autor

(VIDEO) ​12 vjeçari i Realit që po i çmend të gjithë

Q.Autor

Leave a Comment