Futboll Kategoria Superiore Sport

DINAMO-KUKËSI/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dyja skuadrat në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Dinamo do të presë mbrëmjen e sotme në ‘’Air Albania’’ Kukësin për javën e 7-të të ‘’Abissnet Superiore’’.

Blutë vijnë pas një fitore të vuajtur në Korçë ndaj Skënderbeut, ndërsa ndaj Kukësit do të kërkohet vazhdimësi. Verilindorët kanë treguar se këtë sezon duhet marrë seriozisht. Skuadra e drejtuar nga Longo mposhti Vllazninë javën e kaluar dhe ndeshja me Dinamon pritet të dhuroj spektakël.

Sa i përket formacioneve, Shkëmbi do të hedhë në fushë formacionin 4-2-3-1, duke hedhur përpara Mihanën, Ibraimin, Haxhiun dhe Çinedun ndërsa Bardhi e Gavazaj do ta nisin nga stoli.  Longo nuk heq dorë nga formacioni bazë, duke i besuar sulmin Bashës, Milunoviçit dhe Feizhaos ndërsa De Lukas do ta nisë nga stoli takimin.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Harizaj, Sofranac, Imami, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu, Trajner: B.Shkëmbi

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Ndreca, Peposhi, Bytyçi, Hila, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha, Feizhao, Trajner: D.Longo

Related posts

LAJME TË KËQIJA PËR LIVERPOOL/ Titullari pëson dëmtim dhe mbyll vitin…

Delo.autor

BARCELONA-JUVENTUS/ Ronaldo rikthehet në “Camp Nou”, ja si e presin tifozët CR7 (VIDEO)

Delo.autor

NGA KUPA E ITALISË TEK EUROPA LEAGUE/ 25 ditë “ferri” për Interin

Delo.autor

Leave a Comment