Futboll Sport

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi fiton me “manita” ndaj Bregalnicës dhe arratiset në krye të kampionatit

Shkupi ka arritur një fitore të thellë 5-0 ndaj Bregalnicës pasditen e sotme në sfidën e luajtur për javën e 12-të të kampionatit maqedonas të futbollit.

Vendasit arritën avantazhin e trefishtë që në pjesën e parë me golat e Cvetanovskit, Ruatubaje dhe Adetunji. Në pjesën e dytë, sërish Cvetanovski dhe goli i Alvarez mbyllën triumfin me poker për skuadrën shqiptare që merr arratinë kundrejt ndjekësve të tjerë.

Shkupi renditet e para në kuotën e 29 pikëve, 8 më shumë se Renova që ka një ndeshje më pak. Shkupjanët janë skuadra pretendente për të fituar titullin këtë sezon, duke parë dhe formën e dobët të Shkëndijës që ndodhet plot 12 pikë larg kryesuesve.

Related posts

“INTER NUK ËSHTË KLUBI MË E FORTË NË SERIE A”/ Habit futbollisti “Zikaltër”: Ata ndodhen në vendin e parë sepse…

Delo.autor

Hazard ‘josh’ gjigandët europianë, United rivalizon Realin

Q.Autor

Jorginho i pashitshëm për Napolin, City hedh sytë nga mesfushori i Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment