Futboll La Liga Sport

DISFATA NË “EL CLASICO”/ Tifozët e Barcelonës sulmuan makinën e Koeman, vjen reagimi i klubit katalanas

Tifozët e Barcelonës nuk e kanë pranuar edhe aq lehtë humbjen 2-1 nga Real Madridi në Camp Nou.

Los Blancos morën tre pikë në kuadër të javës së nëntë në La Liga, duke thelluar edhe më tej krizën e katalunasve.

Tifozët pas ndeshjes e sulmuan trajnerin Ronald Koeman, që ishte në makinë dhe së fundmi ka reaguar edhe Barcelona.

Klubi përmes një komunikate bëri të ditur se do marrin masa siguri që kjo gjë të mos përsëritet asnjëherë.

“FC Barcelona dënon publikisht veprimet e dhunshme dhe përçmuese që trajneri ynë ka përjetuar gjatë largimit nga Camp Nou. Klubi do të marrë masa sigurie dhe disiplinore që ngjarje të tilla fatkeqe të mos përsëriten”, thuhet në komunikatë.

Pas humbjes, Barcelona zë pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë, pesë prapa Realit që është lider në La Liga.

Related posts

FILLIM I TMERRSHËM NË COPA AMERICA/ Messi: Kemi luajtur dy ndeshje e nuk kemi…

Delo.autor

MEDIAT ITALIANE E BËJNË TË KRYER/ Inter heq dorë përfundimisht nga Icardi, ja arsyeja

Delo.autor

Panucci: Cikalleshi dhe Xhaka janë lojtarë të rëndësishëm, por në Kombëtare ka disa rregulla

Q.Autor

Leave a Comment