Futboll Seria A Sport

DISKUTOHET KTHIMI I MURIQIT NË TURQI/ Trajneri Sarri ngre supet: Për merkaton nuk di çfarë të them

Eksperienca e Vedat Muriqit te Lacio deri tani nuk ka rezultuar aspak e suksesshme. Sulmuesi nuk është shfaqur thuajse asnjëherë në lartësinë e duhur te italianët dhe nuk është rastësi që në javët e fundit, të ngrihen gjithnjë e më shumë hipoteza për të ardhmen e tij.

Vetë trajneri Sarri ka deklaruar se nuk di me saktësi se cila do të jetë e ardhmja e Muriqit, edhe kur u pyet se çfarë mund të ndodhë me të dhe nëse janë të vërtetë zërat për kthimin e tij te Fenerbahçe.

“Për Fenerbahçen nuk di çfarë të them, ai po stërvitet mirë, ka dalë i zhgënjyer nga fusha e lojës në ndeshjen me Bolonjën, ashtu si të gjithë për shkak të rendimentit individual dhe të skuadrës. Ai po stërvitet mirë, mund t’i japë mundësinë Imobiles të rikuperojë. Por për merkaton nuk di në të vërtetë çfarë të them”, tha Sarri para gazetarëve.

Related posts

Luftëtari katastrofik/ Flamurtari del në krye falë një SUPERGOLI të Bushiç

Isa.Autor

Tifozët e Hajdukut sulmojnë lojtarët e ekipit të tyre, ndërhyn edhe futbollisti shqiptar

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Zvicra mposht Turqinë falë dopietës së Shaqirit dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim

Delo.autor

Leave a Comment