Futboll Seria A Sport

U DËMTUA ME KOMBËTAREN/ Gasperini tregon kur kthehet në fushë Gjimshiti

Dëmtimi i Berat Gjimshitit në ndeshjen ndaj Hungarisë, ka qenë një goditje e rëndë për përfaqësuesen shqiptare, por edhe për klubin e Atalantës, ku ai është kthyer në një nga pikat kyçe të skuadrës së Gasperinit. Lojtari pësoi një krisje në krah e iu nënshtrua një operacioni më 11 tetor. Por duket se pak nga pak, klubi po planifikon kthimin e tij në fushën e lojës.

Trajneri Gasperini, duke folur sot në konferencë për shtyp para sfidës së fundjavës së Atalantës me Lacion, ka shpjeguar se situata e Gjimshitit është pak më e veçantë dhe kthimi i tij në fushë do të jetë i kujdesshëm.

“Gjimshtiti nuk kishte një probleme muskulor. Sapo të ketë sigurinë që nuk do të dëmtohet më, do të mund të luajë”, theksoi ai. Me pak fjalë, pritet ngjitja e plotë e frakturës dhe siguria që mund të përplaset me kundërshtarët pa përsëritur dëmtimin, që t’i jepet drita e gjelbër të kthehet në fushë.

Ndërkohë, në këto ditë, ai ka nisur pak nga pak stërvitjet individuale dhe në javën e ardhshme, mendohet se do të nisë me ritëm pak më të lartë që të fillojë të kapë formën dhe të bëhet gati për fushën e lojës.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Tottenham hidhet në sulm, gati 60 milionë euro për yllin e Serisë A…

Delo.autor

“The Best”/ Surprizë goli më i bukur i vitit, ja kush fiton çmimin Puskas (VIDEO)

Isa.Autor

Katër golashënuesit më të mirë të Realit dhe Barçës para “El Clasicos”

Sadik.Autor

Leave a Comment