Futboll Ligue 1 Sport

AKUZON TRAJNERIN TUCHEL PAS RASTIT TË RACIZMIT NË CHAMPIONS/ Ylli Demba Ba: Është e papranueshme… (VIDEO)

Nuk janë shuar akoma polemikat në lidhje me atë që ka ndodhur të martën e kaluar në Paris, kur gjatë sfidës mes PSG-së dhe Basaksehir ka ndodhur një episod racizmi kundrejt zëvendëstrajnerit të turqve Webo nga ana e arbitrit të katërt Coltescu.

Në lidhje me episodin ka folur përsëri Demba Ba, sulmuesi i klubit turk.

“Do të më pëlqente që një person në veçanti të dilte para kamerave dhe të shpjegonte si i ka trajtuar lojtarët e Basaksehir”, ka thënë senegalezi për kanalin turk TRT Ëorld.

“Është e papranueshme. Flas për Tuchel, që ka diskutuar me disa lojtarë të ekipit tonë dhe na ka fajësuar për atë që ka ndodhur. Është një problem i tiji dhe jo i imi”.

“Nuk do ta them se çfarë ka thënë, por nëse do ta takoj një ditë, do t’i flas përsëri për këtë. Respekt për lojtarët e PSG-së, që mund të kishin qëndruar në fushë, por kanë vendosur të dalin bashkë me ne”.

Related posts

SHOKOHET ARSENALI/ DËMTIMI HORROR, karriera e Uellbek në “fije të perit”

Isa.Autor

PO UDHËHEQ BAYERN-IN DREJT TITULLIT/ Lewandowski është një lider që nuk e kishim njohur më parë

Delo.autor

PAS 10 MUAJSH PA HUMBJE NË KAMPIONAT/ Juventus i shkakton disfatën e parë “Kuqezinjve” dhe ngushton distancën me kreun

Delo.autor

Leave a Comment