Futboll Sport

ËNDËRR E BËRË REALITET/ Fëmijët shqiptarë prekin nga afër Valencian. Shkëlqen talenti Aliaj (FOTO+VIDEO)

Për herë të parë në Shqipëri këtë vit zbarkuan gjigantët spanjollë të Valencias, të cilat në projektin e tyre për Ballkanin realizuan në vendin tonë “Valencia Soccer Camp Tirana”.

Një event i mrekullueshëm për evidentimin e talenteve, nga ku përzgjodhën më të mirët në kampet e zhvilluara në Tiranë, e më tej në Tivar të Malit të Zi, aktivitete që u mbajtën respektivisht në muajt mars dhe gusht. Më pas, lojtarët e përzgjedhur që udhëtuan në Valencia për këtë event morën kënaqësinë e një ambienti profesional identik me atë që jetojnë çdo ditë lojtarët e privilegjuar të Akademisë së Valencia CF.

Gjatë 5 ditëve të trajnimit, lojtarët ballkanik u trajnuan me dy trajnerë të akademisë së klubit duke ndjekur të njëjtin program trajnimi që kanë ekipet e së njëjtës moshë të Akademisë së Valencia CF. Objektivi kryesor i këtij udhëtimi dhe programi në përgjithësi ishte t’i ofronte mundësi lojtarëve nga Shqipëria dhe Mali i Zi që të njihnin nga brenda klubin dhe kulturën e rajonit të Valencias.

Ekipet realizuan ndeshje kundër skuadrës së Valencias, teksa grupmosha U-11 pati mundësinë e artë për të kryer një ndeshje kundër bashkëmoshatarëve të Akademisë së Valencia CF, të mërkurën e kaluar. Fëmijët shfaqën talentin e tyre në këtë aktivitet, ndërsa spikati mes tyre Anel Aliaj, i cili shkëlqeu me lojën e tij duke treguar se e pret një e ardhme e madhe në botën e futbollit.

Më pas, të gjithë fëmijët u kthyen në vendet e tyre me një eksperiencë të paharrueshme duke realizuar ëndrrën e të prekurit nga afër të një klubi të madh si Valencia. Fëmijët do të kenë një tjetër mundësi për të shfaqur aftësitë e tyre në një turne ndërkombëtar, teksa në Shqipëri do të mbahet aktiviteti ndërkombëtar “BALCUP 2021”, event që do të zhvillohet në muajin dhjetor në Tiranë dhe Durrës, ku do të marrin pjesë ekipe të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

LOJTARËT

ANEL ALIAJ

OREST BUCKA

MARIN MYSLYMI

DRINI MYSLYMI

ALBION LAMAJ

RAYAN KARBUSHI

RAYAN SULCE

BJORN BEKTESHI

MARIN TASHO

FLAVIO TEODORI

ISMAIL ADEMI

LIONEL ADEMI

DIEST NAKO

Related posts

LAZIO-INTER/ Supersfida e golave, emocioneve, spektaklit dhe e hamkamrrjes

Isa.Autor

ANALIZA/ Champions dhe Seria A, ja pse Milani ka dy fytyra

Delo.autor

Mavraj kërkon t’i largojë presionin lojtarit maroken që shkaktoi autogolin, ja cfarë i thotë ai…

Sadik.Autor

Leave a Comment