Futboll Sport

EURO U-17/ Jo vetëm djali i Rudi Vatës, një tjetër shqiptar shkëlqen me SUPER GOL me Irlandën (VIDEO)

Përfaqësuesja e Irlandës U17 ka arritur të kualifikohet në raundin elitë të Europianit të kësaj grupmoshe falë kontributit të futbollistëve shqiptarë. Në radhët e irlandezëve nuk është vetëm Roko Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, ai i cili ka veshur fanellën e kësaj përfaqësueseje, por edhe dy emra të tjerë.

Kevin Zefi është një prej këtyre lojtarëve të cilët kanë spikatur që në moshë të re me përfaqësueset e Irlandës dhe luan rregullisht me ekipin U17 prej dy vitesh. Ndërkohë, pjesë e ekipit është edhe Justin Ferizaj, i cili në takimin e sotëm kundër Polonisë ka lënë shenjën e tij në ndeshje, duke shënuar një supergol në barazimin 2-2.

Në minutën e 81-të të ndeshjes, Ferizaj ka ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke çuar sferën në rrjetë për të vulosur barazimin që i siguroi vendin e parë në grup Irlandës.

Ai kishte shënuar gol e dhënë asist edhe në ndeshjen e parë në grup të fituar ndaj Andorrës me shifrat 5-0, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekipin e tij që kaloi kësisoj në fazën tjetër të turneut.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk është prononcuar ende zyrtarisht rreth këtyre tre futbollistëve, nëse ata janë thirrur në grumbullimet dhe nëse kanë refuzuar apo jo ftesat e mundshme që u janë bërë.

Related posts

HUMBJA NË MIQËSORE NDAJ GLADBACH/ Trajneri Nagelsman: Është vetëm fillimi, mos prisni shumë

Delo.autor

Ja kush janë “yjet” që arritën në finale të Kupës së Botës si lojtar dhe si trajner

Isa.Autor

VENDIMI I PARË MERRET SOT/ Pse Interi ka shanse për 3-0 në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment