Futboll Shqipëri Sport

FINALJA NË “AIR ALBANIA”/ Lewandowski bën diferencën, kompanitë e basteve favorizojnë Poloninë

Shqipëri-Polonia është projektuar si një finale e parakohshme për të dy ekipet, një sfidë teke që do të përcaktojë fatin e tyre në kualifikueset e botërorit. Polonia zbarkoi në kryeqytet me stofin e një ekipi favorit, jo vetën për të shkuarën, me shifrat që flasin dukshëm në favor të polakëve teksa nuk i kemi mundur asnjë herë në 9 përballje, por dhe për të tashmen e afërt. Polonia është skuadra që na ka shkaktuar humbjen më të thellë në këtë fushatë kualifikuesesh, katër gola nuk na i shënoi as Anglia. Polonia mbi të gjitha vjen në kryeqytetin shqiptar me një lojtar si Robert Lewandowski, një super sulmues, më i miri në qarkullim dhe kandidat për të fituar “Topin e Artë”.

Bastet

Të gjithë këto faktorë bëjnë që kompanitë e basteve ta shohin Poloninë si favorite për të triumfuar në “Air Albania”. Një fitore e mundshëm e Levës me shokë kuotohet me koeficientin 2 ndërsa një sukses i mundshëm i Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 3.6. Barazimi djeg Shqipërinë, bën që të mos e kemi fatin në dorën tonë, një rezultat i tillë kuotohet me koeficientin 3.4
(b

Related posts

Karius shpërthen në lot, i kërkon falje tifozëve pas ndeshjes

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kukësi zgjedh trajnerin e ri, ish-tekniku i Tiranës kthehet pas aventurës në Kosovë

Delo.autor

“TËRHEQJA? E DI QË HERËT A VONË DUHEJ TA LIJA FUTBOLLIN”/ Legjenda Totti: Ja 2 gjërat që do t’i zhdukja nga karriera ime

Delo.autor

Leave a Comment