Futboll Seria A Sport

GJIMSHITI & CO GATI PËR HAKMARRJEN E VITIT TË KALUAR/ 100 gola diferencë, Milani në “avantazh” ndaj Atalantës

Me të arkivuar angazhimet europiane, del në horizont kampionati. Milani i Piolit fluturon për në Bergamo për të sfiduar Atalantën: një ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A, e planifikuar për të dielën në orën 20:45.

Kuqezinjtë paraqiten në këtë takim pas KO në “San Siro” kundër Atletikos së Madridit. Tri pikë të humbura, por një paraqitje e shkëlqyer nga Leao me shokë, gjë që i vuri spanjollët në vështirësi për një pjesë të mirë të garës.

Sukses kundër Jang Bojsave për djemtë e Gasperinit: goli i Pesinës ishte vendimtar. Fitorja vlen për vendin e parë në Grupin F me katër pikë. Tani me sytë drejt kampionatit e më pas do të jetë ndalesa për angazhimet e ekipeve kombëtare.

REZULTATET E FUNDIT – Njëmbëdhjetë pikë të marra në gjashtë ndeshje: kjo është ecuria e Atalantës në ligë. Renditja thotë vend i shtatë (tri fitore, dy barazime dhe një humbje). Në ndeshjen e fundit kundër Interit erdhi një 2-2 pozitiv. Skuadra e Gasperinit e gjen Milanin ende të pamposhtur në A: pesë fitore dhe një barazim. Disfatat e vetme kanë ardhur në Europë. Kuqezinjtë ndjekin Napolin në dy pikë distancë. Kundër Specias, ekipi i Piolit siguroi tri pikët falë golit të parë të Maldinit dhe një realizimi të Brahim Diazit pasi vendësit kishin arritur edhe barazimin.

PRECEDENTËT – 139 precedentë midis Atalantës dhe Milanit. Bilanci është i gjithë kuqezi me 66 fitore kundër 27 sukseseve të bluzinjve me në mes 46 barazime. Në përballjet mes tyre, kuqezinjtë kanë shënuar shumë më tepër gola sesa kundërshtarët e tyre: 230 me 138. Një sukses për secilën skuadër në dy ndeshjet e fundit në Serinë A gjatë sezonit të kaluar. Ishte 23 maji i kaluar kur në Bergamo, skuadra e Piolit fitoi 0-2 rezultatin me një dopietë nga Kesi.

Në ndeshjen e fazës së parë bergamaskët fituan 3-0. Golat e Romeros, Iliçiçit dhe Zapatës vendosnin sfidën. Të dielën në stadiumin “Gewiss Stadium”, Atalanta dhe Milani do të gjenden përballë si kundërshtarë. Tri pikë të rëndësishme janë për t’u rrëmbyer. Kuqezinjtë nuk duan të shkëputen nga pozitat e larta dhe të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.

Vendësit synojnë të fitojnë pak nga terreni i humbur në këtë fillim sezoni. Praktikisht, na pret një fundjavë e mrekullueshme në Serinë A.

Related posts

“Artisti i tokës”, germeri italian “gdhend” në fushë projektin gjigant të Kupës së Botës

Isa.Autor

BEFASON Spalletti/ Ja çfarë mendon për arbitrimin pas ndeshjes Inter – Juve

Sadik.Autor

Skedina e Botërorit/ Ja parashakimet për ndeshjen Rusi-Arabia Saudite

Sadik.Autor

Leave a Comment