Futboll Seria A Sport

GOLI I RRAHMANIT ME SKEMË/ Trajneri Spalletti është i sinqertë: Ia kopjuam Borusia Dortmund

Napoli është e vetmja skuadër në 5 ligat e mëdha të Europës që ka arritur të grumbullojë pikët e plota pas 7 ndeshjes kampionat.

Pasditen e sotme, Napoli mposhti 1-2 në transfertë Fiorentinën për tu konfirmuar si skuadra më në formë e momentit. Një sukses që erdhi falë golit të Amir Rrahmanit, i cili tundi rrjetën pas një skeme në goditje dënimi. Një skemë të cilën Spaleti e shpjegoi që e ka vjedhur nga Borusia Dortmund.

“Tani ndeshjet i shohin të gjithë, jam i sinqertë dhe them që na e tregoi Borusin Dortmund. Analisti jonë na propozoi videon, ishte një situatë e thjeshtë për t’u rindërtuar dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Mund ta gjuante edhe Mario Rui, por nuk e pret nga një lojtar me të djathtën” shpjegoi Spaleti se si ishet arritur te goli i Rrahmanit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Klubi i Serisë A shtyn rinovimin me trajnerin, dridhet stoli i Pirlos

Delo.autor

PARTIZANI ZBRET NË FUSHË/ Shtohet ngarkesa në stërvitje, Lerda i jep leksione…

Delo.autor

MIQËSORJA/ Rival i “panjohur”, JORDANIA sfidon kuqezinjtë me REKORDE

Isa.Autor

Leave a Comment