Futboll Sport

HISTORIKE NË BORTËROR/ Një arbitre femër do të gjykojë ndeshjen e rivalëve të Shqipërisë

Për herë të parë në histori të kompeticionit një arbitre femër do të vendose drejtësi në një ndeshje për eliminatoret e Botërorit.

Katerina Monzul, nga Ukraina është zgjedhur nga UEFA si gjyqtarja kryesore e sfidës Andorra-Angli për ndeshjet kualifikuese të Grupit I, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

40-vjeçarja ka filluar karrierën në vitin 2005 në një sfidë ndërkombëtare në futbollin e femrave, ndërsa në vitin 2016 bëri debutimin e saj në kampionatin ukrainas të futbollit.

Në nëntor të vitit të kaluar, Monzul gjykoi sfidën midis San Marinos dhe Gjibraltarit e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërkohë sa i përket sfidës, asistentet e ukrainases do të jenë po femra, Marina Striletska dhe Svitlana Grushko ndërsa në VAR,  Stefani Frapart nga Franca.

Related posts

KUPA E AMERIKËS/ Messi shënon supergol në finale dhe “fut në xhep” trofeun e 44-t në karrierë

F.autor

PARASHIKIMI I SHORTIT NË CHAMPIONS/ Real Madrid në grupin e “vdekjes” me klubin… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Fiorentina. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment