Futboll Seria A Sport

HUMBJA TURPËRUESE NË NORVEGJI/ Mourinho nuk e fal, Kumbulla në janar pritet të transferohet tek klubi…

Duket se paraqitjes së dobët në humbjen turpëruese të Romës nuk i ka shpëtuar lehtë edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i Kombëtares, me një vendim të Murinjos, është lënë jashtë ekipit për ndeshjen e së dielës bashkë me Vijar, Majoral, Diavara, Rejnolds.

Gjithsesi, pas ndeshjes me Napolin trajneri portugez u shpreh: “”Nuk do t’u vendos X, kam ndërmend t’i rikthej, por nuk doja që ta kalonin aq lehtë”.

Ky ka qenë një paralajmërim nga ana e Murinjos, që nuk toleron në të tilla situata. Marash Kumbulla ka reaguar gjithashtu me një postim në rrjetin e tij “Instagram” ku shkruan:

“Nga gabimet duhet të mësosh. Pak fjalë dhe shumë punë. Forca Roma”. Sipas ” Gazetta dello Sport” Kumbulla pritet t’i bashkohet Udinezes në merkaton e janarit.

Related posts

Ottmar Hitzfeld vjen me një kërkesë FANTASTIKE për Shaqirin dhe Xhakën

Isa.Autor

NUK SHËNON 1 METËR LARG PORTËS/ CR7 humbet rastin më të pabesueshëm në karrierën e vet (VIDEO)

Isa.Autor

(VIDEO) Godet padashje arbitrin, ndëshkohet me të kuq

Alm.autor

Leave a Comment