Futboll Sport

SPANJË-FRANCË/ Enrike nuk heq dorë nga talenti Gavi, Deschamps me me sulm të frikshëm (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 20:45, Spanja dhe Franca do të ndeshen në finalen e madhe të Ligës së Kombeve.

Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë pasi Spanja eliminoi Kampionen e Europës, Italinë ndërsa Franca dhuroi spektakël duke i kthyer rezultatin Belgjikës nga 2-0 në 2-3.

Ndeshja e fundit mes Francës dhe Spanjë daton në vitin 2017 ku në atë takim iberikët triumfonin me rezultatin 0-2. Ndeshja do të luhet në ‘’San Siro’’ teksa gjyqtar kryesorë do të jetë anglezi Antoni Tejlor.

Sa i përket formacioneve, Luis Enrike nuk ka hequr dorë nga talenti 17-vjeçar Gavi duke e aktivizuar dhe ndaj Francës titullar, ndërsa Franca zbret në fushë me sulmin e frikshëm Mbape-Benzema-Grizman.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË- Unai Simon, Aspilikueta, Garsia, Alonso, Laport, Buskets, Gavi, Rodri, Ojarzabal, Sarabia, Ferran Torres, Trajner: L.Enrike 

FRANCË-Loris, Pavard, Varane, Kimpembe, Kunde,  T.Hernandez, Pogba, Tkuameni, Mbape, Benzema, Grizman, Trajner: D.Deshamp

Related posts

DE LIGT NJË HAP LARG PSG-SË/ Klubi francez nxjerr në shitje dy lojtarë, ja emrat

Delo.autor

Urrehet nga të gjithë/ Ish-futbollisti anglez sulmon kritikët e Mourinhos: Janë të…

Isa.Autor

DËNIMI NGA DISIPLINA/ Flet mesfushori Lika: Vllaznia rikthehet më e fortë, në shtëpi nuk…

Delo.autor

Leave a Comment