Futboll La Liga Sport

PAS SHKARKIMIT TË KOEMAN/ Xavi Hernández arrin marrëveshjen me Barcelonën, ja emrat e stafit të tij…

Siç ka mësuar katalanasja “Sport”, nga burime pranë negociatave, Xavi Hernández dhe Barcelona kanë arritur tashmë një marrëveshje që ish-lojtari blaugrana të ulet në stolin e ekipit të parë. Pas shkarkimit të Ronald Koeman, klubi synon ta emërojë sa më shpejt trajnerin e ri.

Xavi është opsioni i parë për Barçën, sepse ish-mesfushori shihet si figura ideale për të nisur një projekt të ri. Me marrëveshjen tashmë të mbyllur me Xavin, i takon këtij të fundit të gjejë akordin e ndarjes me Al-Sadd, klubin e tij aktual në Katar. Zyrtarizimi pritet në orët në vijim.

Barcelona dhe Xavi Hernández tashmë kanë rënë dakord edhe për anëtarët e stafit teknik, që të zbarkojnë bashkë me trajnerin e ri. Vëllai i tij Óscar dhe Sergio Alegre, si asistentë, shto këtu Iván Torres, si trajner fizik, do të ishin anëtarët që do të mbërrinin në Barcelonë me trajnerin e ri.

Related posts

DUELI ME TIRANËN/ Daja: Memës i uroj suksese pas kësaj jave, vendoset nga…

Isa.Autor

MESSI FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Dritan Shakohoxha zgjedh lojtarin më të mirë në botë, ja si votoi gazetari shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Dy super gola të shpejtë, Shënon në fillim Hazard, më pas barazon Pereyra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment