Futboll Sport

INZAGI NDRYSHON SKUADRËN NDAJ UDINEZEN/ Xheko dhe Korrea udhëheqin Interin, Barela shikon nga pankina

Sot në mesditë Interi do të presë Udinezen në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit dhe sërish Simone Inzagi po mendon të bëjë ndryshime në formacionin e titullarëve.

Duke marrë shtysë nga rezultati pozitiv ndaj Empolit, trajneri kërkon të provojë të tjerë futbollistë. Ndryshimi do të nisë nga dyshja e sulmit aty ku do të rikthehet Xheko, që kësaj here s’do të ketë në krah Korrean, që do të zëvendësojë Lautaron.

Ideja e fundit është që rrotacioni të prekë edhe mesfushën dhe më i mundshmi për të pushuar është Barela, me Vesinon e Vidalin që do të luftojnë për një fanellë në krah të Brozoviçit dhe të Çalhanoglusë, që pritet të kthehet titullar.

Dyshime, të cilat do të zgjidhen pas stërvitjes së fundit, ka edhe për krahët dhe ndërsa në mesjavë luajtën Dimarko e Darmian, nesër pritet të rikthehen Perisiç e Dumfris, me këtë të fundit që duhet të shfrytëzojë mundësinë për të lënë pas krahëve episodin e penalltisë në ndeshjen me Juven.

Mbrojtja, po ashtu do të preket dhe pushimi do t’i takojë këtë herë De Vrajit, për të cilin do të hidhet në fushë Ranokia, ndërkohë që Shkriniar do të kthehet nga minuta e parë. Mes një sërë alternimesh, Inzagi do të kërkojë të marrë tri pikët për të filluar si duhet javën e vështirë.

Related posts

“PO BËN DIÇKA TË PABESUESHME”/ Desailly për yllin e Real Madrid: Nuk vlerësohet aq sa duhet

Delo.autor

Dries Mertens sapo ka shënuar golin e botërorit (VIDEO)

Sadik.Autor

TRONDITET MERKATO/ Çmendet BAYERNI, 150 milionë euro për dy “tulipanët”

Isa.Autor

Leave a Comment