Futboll Sport

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Superkupa e Europës do të gjykohet nga një femër

Sido që të përfundojë, Superkupa e Europës, Liverpool-Chelsea, do të hyjë në histori.

Përballja mes dy ekipeve angleze do të jetë e para finale që do të gjykohet nga një femër, pikërisht nga francezja Stephanie Frappart. Një detyrë që e bën të ndihet krenare.

“Jam shumë e lumtur. Ishte surprizë, sepse nuk e mendoja se do të drejtoja Superkupën e Europës. Është një nder i madh. Shpresoj që shembulli im t’u shërbejë të gjitha arbitrave femra dhe të gjitha vajzave që aspirojnë ta bëjnë këtë punë”, tha gjyqtarja franceze.

Frappart shpjegon se ajo dhe ndihmëset e saj janë përgatitur shumë për ta përmbushur me nder misionin: “Teknikisht dhe fizikisht jemi si burrat. Nuk kemi frikë se mos gabojmë, jemi gati. Jeta ime ka ndryshuar, tani jam e famshme në të gjithë botën”.

Kjo finale do të jetë e veçantë edhe për trajnerët Jurgen Klopp e Frank Lampard.

Tekniku i Liverpoolit madje gjeti rastin edhe për të bërë humor, duke thënë: “Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një momenti historik. Do të tregoj fytyrën time (sjelljen) më të mirë, ndryshe nëna ime do të mërzitet. Është hera e parë dhe shpresoj të mos jetë e fundit”.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Frank Ribery realizon golin e parë në Serinë A, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

BARÇA-REAL/ Një sfidë e nxehtë “luhet” edhe me bashkëshortet e futbollistëve

Sadik.Autor

HISTORIA E PATREGUAR E LUIZA GEGËS/ Si u dashurua 33-vjeçarja me trajnerin që e shndërroi në kampione

Delo.autor

Leave a Comment