Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Tootenham-Manchester United. Rezultati 0-3

Djajtë e Kuq pritet të përballet ndaj Spurs në ndeshjen derbi të javës, e cila zhvillohet në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ me fillim nga ora 18:30. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje me një formë të tmerrshme me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit, ku dy humbjet e fundit ishin turpëruese nga Leicester City dhe Liverpooli, kështu që pret t’i kthehet fitores.

Në anën tjetër, vendasit e Nuno Espirito Santo vijnë nga një humbje minimale pas dy fitoreve radhazi dhe gjithashtu presin t’i kthehen rezultateve pozitive. Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave në ekip. Te vendasit, sulmit i prijnë Harry Kane dhe Heung-min Son, ndërsa te mysafirët nuk mungojnë yjet si Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes. Soksjaer ka befasuar duke vendosur një formacion me tre qendërmbrojtës.

 

LIVE/ Tottenham – Manchester United  0-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 87/ Manchester United thellon shifrat me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

MINUTA 64/ Manchester United dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Edinson Cavani.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 39/ Manchester United kalon në avantazh me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

ARBITRI I BËN “BALTË”/ Barcelona ngre krye: A po përdoret VAR si duhet…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Pogba po shtyn rinovimin me Manchester United, dëshiron një rikthim tek…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Predha e Çalhanoglu dyfishon shifrat për turqit

Delo.autor

Leave a Comment