Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Paratici bastis Juventusin, Tottenham ka gati ofertën për 3 lojtarët e “bardhezinjve”

lvaro Morata po kalon vitin e dytë radhazi tek Juvja, por Alegri nuk është aspak i kënaqur me performacën e sulmuesit spanjoll.

Seria A është një kampionat i vështirë dhe kërkon nivel taktik të lartë dhe për një sulmues spanjoll nuk është dhe aq e lehtë. Juventusi ka paguar deri më tani 20 milionë euro për dy vite huazim të Moratës, ndërsa Atletiko kërkon dhe 35 milionë të tjera për kartonin e 29-vjeçarit.

Për Moratën, ka shfaqur interes Totenhemi e cila e shikon si zëvendësuesin e Herri Kejn që me shumë mundësi do të largohet nga spërsat këtë verë.

Por Fabio Paratiçi ka ndërmend ta bastisë Juventusin, dhe sipas ‘’TalkSport’’, ish-drejtori bardhezi ka gati ofertën 60 milionë euro për dyshen Mekeni-Kulusevski. Nuk do të ishte çudi nëse të tre lojtarët do të përfundonin në Londër pasi asnjëri prej tyre nuk ka një të ardhme të sigurt me Alegrin.

Related posts

Serie A/ Donnarumma thyen rekordet e Maldini dhe Tottit…

Sadik.Autor

Vllaznia ende nuk ka lajme, Malota mbetet në arrati

Sadik.Autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Inter i bën “dhuratën” e fundit e Antionio Contes, ja emri surprizë

Delo.autor

Leave a Comment