Basketball Sport Të tjera

THOTË SE TOKA ËSHTË E SHESHTË DHE SE NUK VAKSINOHET/ Ylli i NBA mund të humbasë 328 mijë euro për ndeshje

Kajri Irving është një nga emrat më të njohur në NBA dhe do të bëhet edhe më i njohur nëse çon deri në fund besimin që ka se ai nuk duhet të vaksinohet për COVID-19. Ylli i Bruklin Nets, është para një zgjedhje shumë të vështirë, e cila do t’i kushtojë atij 328 mijë euro për çdo ndeshje dhe ta shohë të mungojë në të paktën gjysmën e sezonit.

Qyteti i Nju Jorkut, ku Bruklin Nets zhvillojnë ndeshjet, ka vendosur urdhër vaksinimi të detyrueshëm për atletët të cilët hyjnë në ambientet sportive për të garuar. Këtu nuk bëjnë përjashtim as atletët me famë botërore si Irving. Por ka një problem në këtë mes, pasi ai është pjesë e grupit prej 40 lojtarësh të NBBA të cilët deri tani kanë refuzuar të vaksinohen duke qenë skeptikë ndaj tyre.

Nëse brenda dy javësh, kur fillon sezoni, ai nuk vaksinohet, atëherë do të humbasë të drejtën e rrogës meqë nuk do të mund të luajë në ndeshjet në Nju Jork. Sipas përllogaritjeve, Irving humb 328 mijë euro për çdo ndeshje që nuk do të luajë për shkak të mungesës së vaksinimit. Kështu, ai pritet të humbasë në total në këtë sezon 13 milionë euro vetëm nga ky vendim.

Për Irving nuk është hera e parë që bëhet temë diskutimesh jashtë parketit të lojës. Në vitin 2018 të gjithë mbetën të çuditur kur basketbollisti deklaroi se ishte i bindur që toka ishte e sheshtë.

Related posts

Milan gëzon tifozët, me përforcimin e ri

Sadik.Autor

AKUZA TË RËNDA PËR ZANILOLO/ Ish-e dashura e yllit: Djali që do të lind është i tij, ai më braktisi

Delo.autor

AKORD ME AL-NASSR/ Brozovic e mbyll me Interin, mesfushori kalon në Arabinë Saudite

F.autor

Leave a Comment