Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SHKUMBINIT/ Trajneri Shehi ka në dispozicion vetëm 1 sulmues, Tirana në ankth nga COVID-19

Tirana është në alarm sulmuesish para ndeshjes së Kupës me Shkumbinin dhe sfidës së fundjavës me Teutën. Në këtë moment që flasim katër sulmues janë në tapet. Bëhet fjalë për Taulant Seferin, Majkëll Ngonë dhe Aldi Gjumsin që janë me COVID.

Në listën e mungesave shtohet edhe Mario Beshiraj që ka më shumë se një javë i dëmtuar. Ditën e mërkurë në sfidën e Kupës, Tirana do ta ketë shumë të vështirë që të hedhë në fushë një skuadër të fortë. Të katër sulmuesit janë një boshllëk i madh dhe nëse nuk riaftësohen, për Tiranën do të jetë shumë e vështirë që të përballet me Teutën.

Për momentin, Orges Shehi ka vetëm Xhixhën në dispozicion, ndërsa nëse situata vazhdon kështu, trajneri duhet të modifikojë formacionin në sulm. Këtu nuk llogariten edhe të infektuarit në mbrojtje. Shkurt, Tirana është në alarm lojtarësh. Pa dyshen sulmuese Ngo-Seferi skuadra bardheblu e ka të pamundur të jetë në fushë, sepse ata tërheqin skuadrën dhe kanë shënuar 4 nga tetë golat që ka Tirana, paçka se dy janë autogola. Tirana në dispozicion ka vetëm mesfushorë dhe në rastin më të keq do t’i duhet të spostojë Limajn në sulm, ndërsa titullarë mund të luajnë si Toshevski dhe Hoti, ndërsa Shehi të modifikojë një skuadër emergjence.

FRIKA – Asgjë nuk ka mbaruar. Te Tirana kanë frikë, sepse të tjerë mund të dalin pozitivë. COVID-it asnjëherë nuk i dihet dhe mund të jenë të tjerë që të shfaqin probleme në ditët në vazhdim. Vetë lojtarët kanë qenë në gjendje të mirë dhe të gjithë kanë shumë pak shenja virusi. Problemi i vetëm është dalja negativ e atyre që janë të infektuar dhe që janë jo pak. Gjithsesi, te Tirana vazhdon stërvitja. Nëse të mërkurën do të ketë mungesë lojtarësh, do të huazohen sportistë nga U21 për të luajtur ndaj Shkumbinit në Kupë.

Related posts

JUVENTUS PLANIFIKON TË ARDHMEN/ Projekti i ri përfshin edhe pasardhësin e CR7

Delo.autor

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Alonso barazon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Danezët kërcënojnë me vdekje sulmuesin…

Isa.Autor

Leave a Comment